Katrin Selie – bashkëshorte e zbuluesit të “Misterit të zërave bullgar” Marsell Selie është në Bullgari me djalin e saj Aleksandër dhe me mbesën e vet Ljusi, për dhënien e dekoratës “Sirak Skitnik”, dhënë pas vdekjes bashkëshortit të saj, për kontributin e tij të madh në popullarizimin e muzikës folklorike bullgare. Zonja Selie, djali i saj dhe mbesa pranuan të qëndrojnë përpara mikrofonit të transmetimit “12+3” të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare.
Pas vitit 1950 keni udhëtuar 3 miliardë kilometra në Evropën Lindor të pasluftës, kenë bërë 5 000 incizime muzikore, a janë të sakta këto të dhëna?
Aksandër Selie: “Kur njeriu bën diçka me dashuri, jo gjithmonë mban një statistikë të saktë për atë që ka bërë.”
Që kur në fakt nuk keni ardhur në Bullgari?
Katrin Selie: “Mjerisht, nuk kemi vizituar vendin tuaj pothuajse 10 vjet. Gjatë viteve të fundit burri im nuk ndihej mirë dhe nuk kishte mundësi të udhëtojë. Por gjithmonë gjente forcën e domosdoshme dhe të nevojshme, që të dëgjoj muzikë-çdo ditë, çdo natë dhe bile deri vonë gjatë natës.”
Duket se muzika ka qenë një pjesë nga udhëtimet tuaja?
Katrin Selie: “Po, ky qe shkaku për udhëtimet tona.”
Në një film dokumentar qe treguar shtëpia juaj, e përmbushur me shumë instrumente muzikore. A është akoma kështu?
Katrin Selie: “Po në shtëpinë tonë ka shumë instrumente muzikore, por në këtë koleksion mungon një mandolë me 3 tela”.
“Bullgaria dhe unë-një histori dashurie”, këtë e thoshte Marsell Selie. Erdhët përsëri tek dashuria juaj, bashkë me djalin tuaj Aleksandër dhe me mbesën Ljusi. A i pyetët nëse ndiejnë se, këtu ka pasur shumë dashuri, lidhur me jetën tuaj?
Katrin Selie: Ne nuk i drejtojmë njëri-tjetrit pyetje të ngjashme, kjo thjesht duhet të ndihet dhe të përjetohet. Të ndiejmë se dhe të tjerët rreth nesh e përjetojnë këtë.”
Aleksandër Selie: “Mendoj se, dëshmi për këtë se energjia magjike e muzikës transmetohet nga brezi në brez është fakti se, vajza ime Ljusi këndon dhe ekzekuton pothuajse çdo ditë. Gjatë udhëtimit tonë të fundit u mësua të ekzekutojë në ukulele, një instrument i cili për nga forma e vet i përngjan deri diku mandolës, por ka katër tela.”
Ajo që bëtë juve, a u dha ndonjëfarë mundësie zviceranëve , kurse pas kësaj dhe të gjithë botës të shikojnë dhe të ndiejnë në një mënyrë tjetër Ballkanin? Sepse kjo muzikë u bë e njohur kudo, më në veçanti pas dekoratës “Grami” gjatë vitit 1990.
Aleksandër Selie: “Rruga qe mjaft e gjatë, përpara se publiku të doje të hapë vetëdijen e vet dhe të dëgjojë këtë muzikë. Në fillim njerëzit nuk qenë gati të ndërmarrin dhe të perceptojnë këtë mënyrë delikate për gërshetim të tingujve, të tingëllimeve të ndryshme”.
A mundën prapë së prapi zviceranët të hapin zemrat e tyre për këtë muzikë?
Katrin Selie: “Mendoj se, duhet të jemi të kënaqur nga rezultati. Efekti nga e gjithë kjo duket dhe sot-marr letra shumë prekëse nga njerëz, nga e cila duket se shumë prej tyre e kanë hapur zemrën e vet për këtë muzikë. Mendoj se, kemi mundur tu tregojmë se çfarë është ajo.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..