Nga 14 deri më 25 maji në Sofje zhvillohet Kampionati i 30-të Evropian i Gjimnastikës Sportive. Organizatore e garave të rangut të tillë aq të lartë, Bullgaria nuk ishte që nga viti 1983, kur evropianët më të mirë në këtë sport u rivalizuan në qytetin bregdetar Varnë.
Për medaljet do të matin forcat 288 sportistë nga 39 vende. Kurrë deri tashti në historinë e këtij kampionati nuk ka qenë sportistë nga aq shumë vende. Janë të akredituar më se 100 përfaqësues të mediave nga mbarë bota.
Kampionati zhvillohet në formatin më të vështirë për organizim. Bashkë me femrat dhe meshkujt, do të rivalizojnë edhe të rinjtë dhe të rejat. Kampionati i të rinjve do të jetë kualifikim zyrtar për Olimpiadën Rinore në Kinë gjatë gushtit të këtij viti dhe për lojërat evropiane në Baku muajin qershor të vitit 2015. Deri tashti kampionate të formatit të tillë u zhvilluan në Sankt Peterburg në vitin 1998, në Patra në vitin 2002 dhe në Birmingam në vitin 2010.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të Gjimnastikës vlerësuan sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”, ku mbahet kampionati, si një impiant fantastik dhe pranuan, se kushtet, të cilat ofron Bullgaria për organizimin e kampionatit janë të mrekullueshme.
Vet fakti se e ngarkuan Bullgarin me organizimin e kampionatit flet për besimin, të cilin gjimnastika botërore i ka udhëheqjes së Federatës Bullgare.
Në historinë e saj 110 vjeçare gjimnastika sportive bullgare ka arritur suksese të konsiderueshme dhe ka fituar një autoritet të madh. Sportistët e saj janë mbajtës të më se 120 medaljeve nga forume të ndryshme gjimnastikore. Pa diskutim përfaqësuesi më i suksesshëm i gjimnastikës bullgare është Jordan Jovçev, i cili u bë gjimnasti i parë, që mori pjesë në gjashtë olimpiada me radhë që nga viti 1992 e deri në vitin 2012. Në karrierën e tij Jovçevi ka katër medalje olimpike – një të argjend dhe tri të bronzta. Dy herë u bë kampion i dyfishtë botëror për tokë dhe unaza.
Vallë, a do të vazhdojnë sukseset e bullgarëve në gjimnastikën sportive do të zbulojmë gjatë ditëve të afërta.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Gjimnastja më e mirë bullgare Stiljana Nikollova do të mungojë në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 27 prill në Tashkent të Uzbekistanit. Kështu, në garën individuale, Bullgaria do të përfaqësohet nga Eva..
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..