Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi leximi argëtues veror

Foto: arkiv

Afro gjysma e bullgarëve të rinj në moshë nga 15 deri në 29 vjet konfirmojnë, se nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit, ndërsa 14 për qind nuk kanë lexuar kurrë. Ato janë të dhënat e një anketimi nga viti 2012. Sipas studimit ndërkombëtar PISA Bullgaria është në fundin e klasifikimit të leximit. Kjo do të thotë, se nxënësit bullgarë mund të zgjidhin detyra lidhura me zbulimin dhe nxjerrjen e informacionit nga tekste të ndryshme, por vështirë kuptojnë dhe analizojnë atë që kanë lexuar. Fakte të tilla shqetësuese provokojnë një sërë nismash, qëllimi i të cilave është të përballohen ato tendenca negative.

Njëra prej tyre është “Leximi argëtues veror”. Ajo mbahet vitin e katërt me radhë. Qëllimi është të inkurajohet leximi i fëmijëve në moshë nga 6 deri në 12 vjet. Organizatorë janë portali Az-deteto.bg dhe Biblioteka e Bashkisë së Sofjes. Që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve ata shfrytëzuan teknologjitë më moderne. Çdo fëmijë mund të regjistrohet në një sajt special, në të cilin ka një listë me letërsinë e detyrueshme nga klasa e parë deri në të të shtatë, si dhe tituj suplementar interesant. Në një ditar të lexuesit fëmija regjistron librat e lexuara dhe iu përgjigjet pyetjeve lidhura me përmbajtjen e tyre. Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara në fund të fushatës do të caktohet qyteti, në të cilin lexohet më shumë, shkolla ku fëmijët që lexojnë janë më shumë, fëmija me më shumë libra të lexuara e libri më i preferuar gjatë verës së vitit 2014. Doli, që brenda dy viteve të fundit në qytetin Ruse ka më shumë lexues. Nisma “Leximi argëtues veror” përfshin edhe shumë veprimtari të tjera interesante, qëllimi i të cilave është të inkurajohen fëmijët të lexojnë. Shkrimtarë të rinj do të kenë takime me fëmijët në disa qytete bullgare – Dobriç, Shumen, Razgrad, Veliko Tërnovo, Vidin, Montana. Ky aktivitet do të përfundojë muajin shtator. Starti u vu me një diskutim kombëtar me temë “Leximi – rrugë drejtë arsimimit më të lartë”. Ai u mbajt nën kujdestarinë e kryetares së bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Ajo theksoi përpjekjet e pushtetit vendor për inkurajimin e leximit: “Në prag të 24 majit – Ditës së Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare u dhurojmë shkollave 2700 libra. Vitin e kaluar organizuam mbrëmje të shkrimtarëve Ivajllo Petrov dhe Leda Mileva. Në kuadrin e kësaj veprimtarie dhuruam libra me vepra të tyre. Libra morën 150 shkolla dhe 58 kopshte fëmijësh. Është me rëndësi, që mësuesit në kopshtet e fëmijëve të disponojnë mundësinë të njohin fëmijët me vepra interesante dhe kështu të provokojnë dashurinë ndaj leximit. Bashkë me Shtëpinë Botuese “Zahari Stzojanov” realizojmë një projekt, në kuadrin e të cilit organizohen takime të nxënësve me historianë, shkrimtarë dhe aktivistë shoqërorë bullgarë. Fëmijët shfaqin një interes të theksuar ndaj këtyre takimeve. Të gjithë kemi për detyrë të ndihmojmë dhe të inkurajojmë leximin e fëmijëve, të provokojmë dashurinë dhe interesin e tyre ndaj librave. Në të njëjtën kohë duhet të punohet me këmbëngulje, që fëmijët të kuptojnë atë, që lexojnë. Ja përse është e domosdoshme të mendohet një reformë, për ndryshimin e arsimit bullgar, kështu që rezultatet e shkollimit të jenë më të larta dhe më të mira.”

Një nga iniciativat në këtë drejtim është programi “Së bashku në orët mësimore”. Qëllimi është, që t’u garantohet çdo fëmije arsimim me cilësi. Presllava Georgieva është një nga mësueset, që punon në realizimin e këtij programi. Ajo është mësuese e gjuhës bullgare dhe letërsisë në qytetin Zllatica. Ajo tregon, se si stimulon fëmijët të lexojnë, duke prezantuar veprat nëpërmjet ndodhive të ndryshme, që kanë lidhje me jetën reale. “Është me rëndësi të madhe, që nxënësit të shikojnë, se ne të rriturit lexojmë – është e bindur Presllava. – Nëse nxënësit asnjëherë nuk më kanë parë me libër në dorë, por unë vazhdimisht u shpjegoj atyre, se duhet të lexohet, atëherë ata nuk do të më besojnë. Fëmijët, kur marrin ndonjë libër nuk kanë problem dhe janë gati ta lexojnë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD
Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD