Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Shkencëtari e mësoi gjuhën bullgare nga kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit në Bullgari

7
Galeria "Bullgaria" në Romë
Foto: ibcroma.it

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe Ilija Pejkovi“ dhe kryetare e Shoqatës Kulturore “Paraleli 43”. Ajo pati nderin të prezantojë gjatë një forumi shkencor inventarin e bibliotekës bullgare të Prof. Picchio.
Bërja e një katalogu me një pjese të arkivit të Prof. Riccardo Picchio në shkollën bullgare
"Shkolla Bullgare në Romë pati nderin e madh që në vitin 2023 të merrte këtë inventar si donacion nga trashëgimtarët e Prof. Riccardo Picchio nëpërmjet prof. Krasimir Stançev, i cili ishte përgjegjës për seksionin bullgar të arkivave dhe bibliotekave të studiueit - thotë Veneta Nenkova për Radio Bullgarinë. - Ne u angazhuam të gjejmë një shtëpi të përhershme për këtë dhuratë të çmuar, fryt i një jete kushtuar përkthimit të klasikëve si Ivan Vazov dhe Penço Sllavejkov. Shkolla jonë tashmë zotëron tekste origjinale, libra me dedikime të autorëve, botime të një shekulli - të gjitha jëto janë gjëra për të cilat shteti bullgar duhet të ketë një ndjeshmëri të veçantë dhe secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ruajtur këtë trashëgimi kulturore, të zbuluar në mbarë botën. Ne kemi bërë tashmë hapin e parë në ruajtjen e këtyre afro 500 librave përmes inventarit të tyre të detajuar."
Një sllavist me një gamë shumë të gjerë interesash, por gjithmonë me sy nga Bullgaria, kultura bullgare dhe gjuha bullgare - kështu e përcakton Prof. Krasimir Stançev, mësues shumëvjeçar në Universitetin e Romës Tre, kolegun dhe mikun e tij Prof. Riccardo Picchio. 

"Ai ishte një nga sllavistët e fundit të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të, i cili u mor në një mënyrë shumë të gjerë me gjuhët dhe letërsitë e botës sllave - vazhdon për Radio Bullgarinë prof. Krasimir Stançev. - Ricardo Picchio filloi studimet për gjuhën bullgare nga një letërsi e re, duke mbrojtur në vitin 1946 një tezë për Penço Sllavejkovin në Universitetin e Romës. Më pas shkoi në Varshavë, ku mësoi mirë polonishten dhe në fillim të viteve 1950 u specializua për studime bullgare në Institutin Francez të Gjuhëve Orientale në Paris. Karrierën akademike e filloi si profesor i asociuar i gjuhës dhe letërsisë bullgare dhe i filologjisë sllave në Universitetin e Firences, gjithashtu dha mësim në Universitetin e Pizës, në Institutin e Studimeve Sllave në Romë, në Institutin Oriental të Napolit. Ai gjithashtu u bë profesor i rregullt në një nga universitetet më të mëdha amerikane - Yale. Për t’u vënë në dukje është se ai i fillon gjithmonë kurset e përgjithshme në Hyrjen në letërsinë sllave me historinë e letërsisë së vjetër bullgare, me Kirill dhe Metodij, Gjon Eksarkun dhe Patriarkun Evtimij. Një tjetër dashuri e madhe e tij ishte Paisij Hilendarski - këtë e mësova nga arkivi i tij në dy vitet e fundit."

Ricardo Picchio filloi të tregojë interes për gjuhën bullgare, pasi gjatë kohës së studimeve "interesohej nga fusha të ndryshme kulturore e letrare", siç thotë prof. Krasimir Stançev. Ai studion gjermanistikën, e tërheq rusishtja, por dëshiron të studiojë edhe gjuhë të tjera sllave. Kështu i ra në sy specialistit të madh bullgar në Itali, Enrico Damiani, i cili e dërgoi për specializim në Bullgari.

"Në fund të vitit 1942, Ricardo Picchio qëndroi në vendin tonë 70 ditë, por ato i mjaftuan që të njihej me gruan e tij të ardhshme Lavinia Borriero, e cila ishte gjithashtu specialiste, si dhe shkrimtarë dhe figura të kulturës bullgare - thotë prof. Krasimir Stançev. – Por mbi të gjitha të dashurohet me vendin, me të cilin do të mbetet i lidhur gjatë gjithë jetës dhe i cili gjithashtu do ta vlerësojë shumë. Ai mëson shpejt bullgarishten, e flet në një mënyrë paksa të veçantë, por shumë simpatike, pasi, siç pranon ai, nuk e mësoi nga tekstet shkollore, por nga kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit gjatë atyre ditëve në Sofje. Më vonë ai mbajti një korrespondencë të madhe me bullgarë, si prof. Georgi Dimov dhe mësuesin tim prof. Petër Dinekov. Në përgjithësi, në arkivin e tij po dalin shumë gjëra interesante, të cilat, shpresoj, do të publikohen së shpejti. Nga lidhjet e tij me shkencëtarë të tjerë, ato hodhën një dritë interesante mbi historinë e studimeve bullgare, mbi marrëdhëniet kulturore dhe shkencore në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe në një kohë kur komunikimi midis bllokut lindor dhe atij perëndimor nuk ishte aq i lehtë dhe aktiv. Dhe një rast interesant që ka të bëjë dhe me mua personalisht - gjeta një letër, adresuar për mua pasi u takuam në 1981, të cilën nuk e mora kurrë, por shërbimet sekrete ashtu e kanë vendosur”. 

Nëpërmjet kërkimit të tij shkencor, Prof. Riccardo Picchio bën përmbledhje që i vënë në një themel të ri studimet e teksteve letrare mesjetare. Ai gjithashtu prezantoi terminologji interesante - nën emrin Slavia Orthodoxa, ai bashkoi bashkësinë kulturore, letrare, konfesionale dhe gjuhësore të sllavëve ortodoksë, ku përfshihen bullgarët, serbët, boshnjakët, rusët, ukrainasit, madje edhe vllehët dhe moldavët. 

Në vitin 2011, pikërisht në ditëlindjen e tij të 88-të, shkencëtari u largua nga bota jonë, por puna e tij u vazhdua nga ndjekësit në vende të ndryshme. Në gjurmët e tij nisen nxënësit e shkollës bullgare në Romë në kuadër të programit kombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës “Tregime të pathëna të bullgarëve”.

Lexoni më tepër:


Foto: ibcroma.it, BTA- arkiva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD