Një elektrobus nga brezi i ri, që nuk punon me bateri tradicionale, por me ultrakondensator, bënë udhëtime eksperimentale në një nga linjat e transportit urban të Sofjes. Ato automjete moderne, të njohura tashmë në SHBA-në dhe në Kinë, për herë të parë depërtojnë në Evropë përmes kryeqytetit bullgar.
Ultrakondensatorët sigurojnë lëvizje për më pak kohë, por në vend të kësaj koha për ngarkimin është tepër më e shkurtër. Kjo përparësi, bashkë me peshën e pakët dhe çmimin më të ulët, e bënë atë të përshtatshme pikërisht për transportin urban. Sipas kryetarit të këshillit të drejtorëve të Firmës bullgaro-izraelite “Çariët motors” Cvika Cimerman, çmimi për një kilometër të kaluar të elektrobusit të ri është 80 për qind më i ulët se sa i autobusëve tradicionalë me naftë. Ky shifër duhet të ripohohet gjatë periudhës eksperimentale 9-mujore të elektrobusit nëpër rrugët e kryeqytetit.
Një përparësi tjetër e madhe e këtij automjeti është mungesa e emisioneve të dëmshme në ajër, gjë nga e cila vuan kryeqyteti bullgar. Ajri i Sofjes është ndër më të ndoturit në mbarë Evropën. Prandaj në qytet realizohet një program sipas të cilit transporti duhet të bëhet ekologjik.
“Vitet e fundit bashkia e kryeqytetit investoi afro 200 milion euro në projekte të ndryshme për blerjen e mjeteve transportuese, të cilët t’u përgjigjen kërkesave ekologjike – saktëson kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. – 20 tramvaje të reja lëvizen në Sofje. Deri në fund të vitit presim edhe 50 trolejbusë të rinj. Në fund të korrikut do të fillojnë të lëvizen edhe 5 autobusët e parë, që iu përgjigjen kërkesave ekologjike. Parashikohen gjithsej 126 autobusë të rinj për transportin urban. Ato investime sigurohen nga Programi Operativ i Mbrojtjes së Mjedisit dhe nga Programi Operativ i Zhvillimit Rajonal. Ato janë përfitime serioze për kryeqytetin, për transportin urban dhe për pastërtinë e ajrit të Sofjes.”
Zonja Fandëkova shtoi, se bashkia inkurajon edhe blerjen e automobilave elektrikë, duke i siguruar parkim falas në zonat blu dhe jeshile të qyteteve. Sipas saj, në Sofje tashmë u regjistruan 65 elektromobila.
Elektrobusi i ri është në dispozicion për testim pa pagesë. Tashmë ai lëvizet në një nga linjat e trolejbusit të kryeqytetit. Kjo për shkak, se nga pikëpamja teknike ai është më afërt trolejbusët. Ai ngarkohet në dy stacionet e krijuara posaçërisht për këtë.
“Elektrobusi drejtohet më lehtë, se sa trolejbusët e tjerë – tregon shoferi i urbanit Ivo Atanasov. – Dhe kjo për arsye se te trolejbusët e zakonshëm duhet të merret në konsideratë traseja e rrjetit elektrik. Elektrobusi i ngjan trolejbusit, por nuk shfrytëzon rrymën elektrike nga rrjeti elektrik. Ai disponon bateri speciale – ultrakondensatorë. Ngarkimi i tyre të plotë bëhet për 8 minuta. Kështu elektrobusi mund të kalojë më se 30 kilometra.”
Cvika Cimerman nga Firma bullgaro-izraelite “Çariët motors” shpalli, se nëse rezultatet eksperimentale do të jenë të mira, atëherë elektrobusët do të montohen në Bullgari. Tani ata prodhohen në Kinë nga firma “Hajgër”, partnere e firmës “Çariët motors”. Zoti Cimerman sjell më shumë hollësi mbi këtë ide: “Kemi dëshirë të krijojmë një vijë për montimin e këtyre autobusëve në Bullgari dhe që këtu të eksportojmë për mbarë Evropën. Krahas këtij modeli përpunojmë edhe dy modele të tjera – një minibus me gjatësi 8 metra dhe një tjetër me gjatësi 19 metra. Ky i fundi mund të zëvendësojë autobusët e mëdha. Bashkëpunimi ynë nuk është i ri, sepse grupi “Vajs” që qëndron prapa kompanisë sonë, punon në Bullgari, që nga viti 1993. Tashmë në Evropë u dëgjua për elektrobusin e ri dhe kemi pyetje nga shumë qytete të tjera.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..
Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre..