“Për herë të radhës kemi përgatitur shumë pijes interesante – tregon Dimitër Hristov. – Bashkë me kolegët e mi nga orkestra duam të prezantojmë portrete të vërteta muzikore të miqve tanë në projekt. Me guxim mund të them se kemi ftuar disa nga grupet më të mira të dhomës në Bullgari. Publiku dhe tek ne, dhe jashtë shtetit njeh mirë “Eva kuartet”. Të katër vajzat janë pjesë nga “Misteri i zërave bullgarë”. Tanimë kanë pas shpine disa albume dhe mijëra shfaqje dhe koncerte. Kemi përgatitur pjesa për kuartet dhe orkestër, këngë solo në shoqërimin tonë, dhe po kështu dhe interpretime akapele. Posaçërisht për koncertin janë krijuar dhe aranzhimet, të cilat do ti prezantojnë muzikantët e shkëlqyer Hristina Baleva – tambura dhe Petër Millanov – kitarë. Kjo duo akustike kohët e fundit botoi diskun e vet të dytë më vete, i pranuar nga publiku me një interes të madh. Miqtë dhe adhuruesit tanë do të kenë mundësi të dëgjojnë trion më të re në kitarë “3G”. Në përbërjen e tij janë Angjell Dimitrov dhe Nikollaj Antov – solistë të orkestrës sonë, si dhe virtuozi i njohur Ateshhan Juseinov. Jam i bindur, se do të ofrojmë një koncert jashtëzakonisht interesant, kushtuar muzicimit perfekt të dhomës dhe simbiozës së tij me artin orkestral.”
Në koncertin “Muzikë në portrete” janë përfshirë dhe pijes të reja orkestre, të shkruara dhe të aranzhuar posaçërisht për rastin. Në to do të dëgjojmë si solist disa nga instrumentalistët e Orkestrës për Muzikë Popullore – Krëstjo Dimov, Nedjallko Nedjallkov, Kostadin Gençev, Pejo Peev, Dimitër Llavçev e të tjera.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para..