Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kërkimin e rrënjëve ose se si të njohim Rodopet

БНР Новини

Bullgaria është një pëllëmbë toke, por megjithatë natyra e saj është e larmishme dhe shumë e bukur. Le të marrim Rodopet. Edhe ata, që kohë të gjata kanë bredhur kodrat piktoreske të malit gjithnjë habiten nga bukuria e tij. I tillë është rasti me dy udhëtarët e etshëm Gavraill Gavraillov dhe Aleksandër Karaxhov. Ata adhurues të natyrës së egër vendosën të tregojnë dhe të prezantojnë atë që kanë parë dhe kanë përjetuar gjatë bredhjeve të gjata në këtë këndë të parajsës. Kështu në treg doli libri “Rodopet – në kërkimin e rrënjëve”. Kjo është një vepër plotë fotografi të mrekullueshme, e cila ka të ngjarë se do të shndërrohet në një udhërrëfyes të njerëzve kureshtar.

СнимкаMirëpo, që të njihesh nga më afër këtë mal magnetik, është mirë që të mos ecësh në rrugët e asfaltuara dhe itineraret e njohura. Është mirë, që të nxitet nga brenda kureshtja dhe interesi. Dhe jo në vend të fundit duhet të shfaqësh dhurim. E gjithë kjo nuk është e rastit, sepse pasuritë e vërteta të Rodopeve fshihen në atmosferën e përjetshmërisë së fshatrave dhe mëhallëve të largëta, që shtrihen në viset pothuajse të paarritshme, por jashtëzakonisht piktoreske dhe më në veçanti në takimet me malësorët e moshuar, që edhe më sot ruajnë urtësinë e stërgjyshërve. Mirëpo, që të arrish deri tek ato kënde tepër të bukura, do të jetë e domosdoshme të ecësh shumë nëpër shtigjet malore. Është mirë, që para kësaj të grumbullosh informacion – nëpërmjet internetit, hartave, udhërrëfyesve... Dhe libri i ri për Rodopet mund të bëhet një udhëheqës i paçmueshëm për këtë. “Këtë mal ia kam afër zemrës sime, jo vetëm për rrënjët time nga Rodopet, por edhe për magjinë e tij, për njerëzit e tij të jashtëzakonshëm!” – rrëfen njeri prej autorëve të librit – Gavraill Gavraillov. Aventura ekstreme në mes të natyrës, prezantimi i trashëgimisë trake dhe romake, itinerare deri te kështjella mesjetare, atraksione të reja dhe shtëpi për mysafirë, mirëpo më në veçanti – tregime për kënde pak të njohura... Dhe e gjithë kjo prezantohet në mënyrë interesante dhe mahnitëse. Ndoshta për këtë arsye libri lexohet me një frymë. Të mos flasim për fotografitë unike prej autori. Nga udhërrëfyesi mësojmë, se Rodopet janë një parajsë për gustatorët, dhe për adhuruesit e verës së shijshme. Tregohen adresat e kantinave në rajonin e Rodopeve Jugore, si Ognjanovo, Vinogradec, Ustina, Brestovica...

“Në librin ka tema, lidhura me bukën dhe me verën, ku tregojmë jo vetëm për turizmin që ofron shijimin e verërave, por edhe për simbolikën e verës dhe bukës në traditën e krishtere të përhapur në Rodopet – thotë Gavrailli. – Flasim edhe për zhvillimin e të ashtuquajturve “shtëpi të bukës”, të cilat kohët e fundit filluan të krijohen në këtë mal. Ato shndërrohen në vende kulturore, të cilat kujtojnë vatrat e kulturës nga e kaluara. Aty njerëzit mblidhen dhe zbatojnë ritet e brumosjes dhe pjekjes së bukës. Një shtëpi të tillë të bukës tashmë ka në qytetin Smoljan. Në kohë të afërt shtëpi të tilla do të krijohen në Çepellare dhe në vendbanime të tjera të Rodopeve. Një temë tepër interesante ka të bëjë me rritjen e deleve dhe simbolet e lidhura me të. Në të kaluarën nëpër bjeshkët e malit dëgjohej tringëllima e qindra këmborëve. Mirëpo sot gjithnjë e më pak njerëz rritin kafshë. Simbolet, me të cilët e lidhim Rodopën janë kaba gajdja, mishi i pjekur në hell, kosi, këmborët – pra e gjithë kjo ishte një pjesë e natyrshme e jetës së barinjve dhe e njerëzve, që popullojnë malin. Do të ishte mirë, në se sot ato veçori të mos ishin vetëm një atraksion turistik.”

СнимкаDuke shfletuar botimin e mrekullueshëm mësojnë nga ku vjen emri i pushimores së njohur Pamporovo dhe çfarë do të thotë fjalën dialektike “pampor”. Krahas kësaj në fund të librit autorët botojnë një fjalor të shkurtër bullgaro-rodopës plotë fjalë, proverba dhe shprehje, të cilët janë pjesë e gjuhës së përditshme të banorëve të moshuar të malit.

Снимка“Kur turistët bëjnë provë të komunikojnë me këta njerëz është tepër e vështirë ta kuptojnë – shpjegon Gavrailli. – Dëshirojmë ta provokojmë kureshtjen e lexuesve, ta nxisim të pyesin për zakonet vendore, sepse Është me rëndësi që njeriu të bisedojë me njerëzit, që të mësojë më shumë për Rodopet duke iu referuar kontaktit të drejtpërdrejtë me banorët e fshatrave të vogla. Sepse ka çfarë të dëgjojë nga ata njerëz të mençur” .

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Merkurij Komers 97 – Dobriç



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD