Populli bullgar ka emër të vet për festën e krishtere Ngjitja e Zotit Krisht në qiej. Sipas shkrimit të shenjtë të Ungjillit këtë ditë, e cila gjithnjë bie ditën e 40 pas Pashkës së Madhe, Krishti i Ringjallur ngjitet në Qiell. Në kalendarin folklorik bullgar kjo ditë mban emrin Spasovden një fjalë etimologjia e së cilës vjen nga “spasenie”, shqip shpëtim, ose Dita e Shpëtimit. Ditën e Shpëtimit vet Shëlbuesi zhdryn qiellin dhe tokën dhe bën ashtu, që të bie shi të imtë, që të ketë bukë gjatë tërë vitit. Ky heroi mitik është pothuajse vëlla binjak i Shën Gjergjit. Si vëllai i tij, herët në mëngjes ai e hip kalin, “që të rrethojë sinorin e gjelbër, që të shikojë të lashtat e mbjella dhe resat e gjelbra të hardhive”, siç tregohet në këngët e ritit. Çdo pik shiu ditën e Ngjitjes në qiej të Zotit Krisht është një verdhushkë – po këtë thotë populli edhe për shiun Ditën e Shën Gjergjit, që bie më 6 maj. Natën duke u gdhirë Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej, është tepër e përshtatshme të drejtohen lutje, sepse besohet, se atëherë të gjitha vegimet plotësohen.
Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej, ose bullgarisht Spasovden ose Dita e Shpëtimit në traditën folklorike ndalohet të punohet. Atë ditë gratë nuk duhet të prekin asnjë gjë të gjelbër, sepse gjatë verës breshëri do të prishë të mbjellat. Nuk lahen edhe nuk shtrihen rrobat, që të mos ketë thatësirë.Besohet se Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej perëndia mbledh shpirtrat e të vdekurve të lërë Të Ënjtën e Madhe. Gratë vizitojnë varrezat dhe japin bukë të ritit, qumësht dhe qershitë e para të pjekura. Me vete mbajnë edhe gjethe arre, të cilët i vënë mbi varret. Besimi është, se të vdekurit para se të kthehen në botën e përtejme marrin me vete nga ushqimi. Nëse të afërmit e kanë harruar, ata marrin nga një grusht dheu dhe ikin.
Janë të përhapura edhe praktika të ndryshme shëruese. Edhe më sot me popullaritet më të madhe është, që të mblidhet ndryshkulli. Besohet, se atë ditë bima u ndihmon më shumë të sëmurave.
Një praktikë tjetër kuruese Ditën e Shpëtimit – Spasovden, iu shpreson piklat e vesës. Besohet se kjo ditë vesa është mjekuese. Prandaj ata që kërkojnë shërim nga ndonjë sëmundje herët në mëngjes atë ditë, që para se të agojë dielli, duhet të rrëkëllehen në luadhet me vesë.
Tërë java e kremtimit të Ditës së Ngjitjes në Qiej të Zotit Krisht është festive. Ajo i është kushtuar bukës dhe rritjes së grurit. Detyrimisht brumosen bukë të llojllojshme të zbukuruara me ojna të ndryshme. Një nga veçoritë është, se ornamentet nuk janë të caktuara, siç është kjo te ritet e tjera. Ato bëhen sipas aftësisë së amvisës. Ojnat më tepër i ngjajnë zbukurimit të bukës së Hyjlindëses, të lindjes, të pagëzimit. Ato bëhen me lug, me bosht ose sende të tjera. Dhe kjo është një veçori tjetër. Për këtë bukë nuk shfrytëzohet brumi për zbukurim, gjë që karakterizon përgatitjen e pogaçeve festive për kremtet e ndryshme festive. Edhe më sot kjo ditë shënohet edhe si festë profesionale e bukëpjekësve dhe ëmbëltorëve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..