Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të shënojë 1000 vjet nga vdekja e mbretit Samoil

БНР Новини
Model antropologjik i fytyrës së mbretit Samoil
Foto: BGNES

Gjatë vitit 2014 mbushen 1000 vjet nga vdekja e mbretit bullgar Samoil, i njohur për mbrojtjen vetëmohuese të pavarësisë së shtetit bullgar në një periudhë shumë të rëndë historike. Samoil është biri i komitit Nikolla, për të cilin mendohet se ka qenë udhëheqës i krahinës Sredecka (rrethi i sotëm i Sofjes).

“Epoka e tij karakterizohet me një dyluftim të pandërprerë me Bizantin – tregon për Radio Bullgarinë doc. Georgi Nikollov nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. – Kjo luftë e vazhdueshme filloi në vitin 968, para se të shpallet Samoil mbret. Ajo e çoi mbretërinë bullgare në agoni. Ndërkaq, në atë kohë Bizanti ishte një perandori e madhe, e cila shtrihej në pothuaj tërë Azinë e Vogël, në Ballkan dhe pjesërisht në Itali. Ndërkaq, ajo mund të kompensonte humbjet e saj, për të cilat edhe bullgarët kishin kontribuuar. Udhëheqja qendrore e Mbretërisë Bullgare gradualisht u transferua nga Presllavi i Madh dhe Pliska në trojet bullgare jugperëndimore. Kjo ndodhi edhe për shkak të faktit se bijtë e komitit Nikolla – Davidi, Mojsiu, Aroni dhe Samoili e udhëhiqnin pikërisht këtë regjion, para se të fillojë dyluftimi bullgaro-bizantin. Prandaj veprimet luftarake zhvilloheshin kryesisht në këtë territor.”

Çfarë është figura e mbretit Samoil – heroike, apo tragjike?

“Sipas burimeve historike, ai ka luftuar pa ndërprerje. Nga ana tjetër vdekja e tij është shumë tragjike. Sipas historianëve bizantinët morën peng 15 000 ushtarë bullgarë dhe me urdhër të perandorit i verbuan, ku në çdo të qindin mbetej një me një sy që t’i shërbejë për udhëheqës. Ne atë gjendje u dërguan para mbretit të tyre, i cili pasi i pa vdiq nga infarkti. Për këtë shkak perandori bizantin mori nofkën “Vasili II, Vrasësi bullgar”.

Bazilika e Samoilit Shën Ahil. Foto: wikipedia.orgSamoili është një udhëheqës i madh bullgar, i cili në fakt e udhëhiqte mbretërinë bullgare që nga viti 976, edhe pse deri në vitin 997 fronin e zinte Roman, deri më 1014. Vetëm katër vjet pas vdekjes së Samoilit Bullgaria ishte pushtuar, kështu qe figura e tij ishte në thelbin e ruajtjes së mbretërisë bullgare për një periudhë prej rreth 40 vitesh.”

Në Bullgari do të zhvillohet një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar 1000 përvjetorit të vdekjes së Samoilit (më 6 tetor 1014). Ajo është me titull “Juglindja evropiane gjatë gjysmës së dytë të shekullit të X – fillimit të shekullit të XI: historia dhe kultura” dhe do të mbahet nga 6 deri më 8 tetor. Në të do të marrin pjesë shkencëtarë nga 14 shtete – nga Evropa dhe Amerika. Ndër publikimet me rastin e përvjetorit është dhe një vëllim i prof. Vasillka Tëpkova-Zaimova me burime historike për udhëheqjen e njohur dhe epokën e tij, si dhe libri i prof. Kazimir Popkonstantinovit dhe profesoreshës Anna-Maria Totomanova për mbishkrimet cirilike nga koha e Samoilit. Po përgatiten edhe ekspozita në muzetë kryesorë të kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD