Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ishulli Shën Anastasija pret miqtë e parë

БНР Новини
Foto: BGNES

Në ishullin, i cili në të kaluarën ishte i njohur me emrin “Bolshevik”, ngre shtat manastiri i vetëm, i cili mbijeton këtu që nga mesjeta. Gjatë kohës së komunizmit ai shfrytëzohej për burg politik. Ishulli, i cili sot mban emrin e Manastirit “Shën Anastasija” ndodhet jo larg qytetit Burgas. Dhe përderisa në të kaluarën ardhja këtu ishte e ndaluar, sot ky kënd enigmatik i shtrirë në mes të detit, është i hapur për turistët.

Më se një viti vazhdoi restaurimi i godinave të manastirit, kështu që ai të shndërrohet në një atraksion turistik. U rindërtua edhe kisha mesjetare. Nga porti i qytetit Burgas deri te ishulli tri herë në ditë nis një anije me vizitues. Qëndrimi në ishull zgjatet dy orë. Në bordin e anijes “Kuk”, e cila është nga tipi katamaran, mund të ngjiten 210 pasagjer. Gjatë verës bashkia premton se, nëse do të jetë e domosdoshme, do të shtojë numrin e kurseve.

Thesare dhe skelete të pirateve, gërmime arkeologjike dhe barna vendore kuruese janë vetëm një pjesë prej atraksioneve. Kisha e meremetuar të Manastirit “Shën Klimenti i Ohrid”, pikturuar në vitin 1802, është një nga fenomenet më të bukura këtu. Janë të ruajtura disa prej afreskeve mbi mur si dhe disa portrete. Për ata, që dëshirojnë të qëndrojnë disa ditë në ishullin Shën Anastasija, që të zhyten në atmosferën e tij, u ndërtua një pjesë me qeli, që shfrytëzohen si hotel. Rregullimi i brendshëm është shumë i thjeshtë, por përjetimi është i paharrueshëm. Fjetja më e lirë kushton 50 leva (25 euro), ndërsa më e shtrenjta – 120 leva.

Foto: BGNESIshulli Shën Anastasija disponon me të ashtuquajturin kabinet mjekësor. Qëllimi është, që ai të shndërrohet në një vend për pushim dhe çlodhje, në të cilin do të shfrytëzohen vetëm produkte bio. Në të ofrohen çaje, reçel prej fiq, kozmetikë bio – prodhim i laboratorit të Akademisë Bullgare të Shkencave. Produktet janë plotësisht natyrale, me finjë kuruese dhe kripëra shëruese. Çatia e këtij kabineti origjinal mjekësor me qëllim u mbulua me dhe, në të cilin u mbollën barna të larmishme kuruese. Nga këtu hapet një pamje e mrekullueshme te Gjiri i Burgasit.

Sallat e muzeut të ishullit janë të pajisura me instilacionet më moderne dhe rikrijojnë hambarin e një vapori të piratëve me pasuri të vjedhura, fundin e detit dhe një dhomë me grila në dritaret, nga ku hapet një pamje drejt detit. Në restorantin e ishullit tre kuzhinierë kujdesen t’u ofrohen miqve gjella të gatuara sipas recetave të vjetra të rajonit. Lista e ushqimeve është plotë delikatesa detare dhe lloje të ndryshme peshqish.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..

botuar më 24-05-01 10.21.PD

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD