Në ishullin, i cili në të kaluarën ishte i njohur me emrin “Bolshevik”, ngre shtat manastiri i vetëm, i cili mbijeton këtu që nga mesjeta. Gjatë kohës së komunizmit ai shfrytëzohej për burg politik. Ishulli, i cili sot mban emrin e Manastirit “Shën Anastasija” ndodhet jo larg qytetit Burgas. Dhe përderisa në të kaluarën ardhja këtu ishte e ndaluar, sot ky kënd enigmatik i shtrirë në mes të detit, është i hapur për turistët.
Më se një viti vazhdoi restaurimi i godinave të manastirit, kështu që ai të shndërrohet në një atraksion turistik. U rindërtua edhe kisha mesjetare. Nga porti i qytetit Burgas deri te ishulli tri herë në ditë nis një anije me vizitues. Qëndrimi në ishull zgjatet dy orë. Në bordin e anijes “Kuk”, e cila është nga tipi katamaran, mund të ngjiten 210 pasagjer. Gjatë verës bashkia premton se, nëse do të jetë e domosdoshme, do të shtojë numrin e kurseve.
Thesare dhe skelete të pirateve, gërmime arkeologjike dhe barna vendore kuruese janë vetëm një pjesë prej atraksioneve. Kisha e meremetuar të Manastirit “Shën Klimenti i Ohrid”, pikturuar në vitin 1802, është një nga fenomenet më të bukura këtu. Janë të ruajtura disa prej afreskeve mbi mur si dhe disa portrete. Për ata, që dëshirojnë të qëndrojnë disa ditë në ishullin Shën Anastasija, që të zhyten në atmosferën e tij, u ndërtua një pjesë me qeli, që shfrytëzohen si hotel. Rregullimi i brendshëm është shumë i thjeshtë, por përjetimi është i paharrueshëm. Fjetja më e lirë kushton 50 leva (25 euro), ndërsa më e shtrenjta – 120 leva.
Ishulli Shën Anastasija disponon me të ashtuquajturin kabinet mjekësor. Qëllimi është, që ai të shndërrohet në një vend për pushim dhe çlodhje, në të cilin do të shfrytëzohen vetëm produkte bio. Në të ofrohen çaje, reçel prej fiq, kozmetikë bio – prodhim i laboratorit të Akademisë Bullgare të Shkencave. Produktet janë plotësisht natyrale, me finjë kuruese dhe kripëra shëruese. Çatia e këtij kabineti origjinal mjekësor me qëllim u mbulua me dhe, në të cilin u mbollën barna të larmishme kuruese. Nga këtu hapet një pamje e mrekullueshme te Gjiri i Burgasit.
Sallat e muzeut të ishullit janë të pajisura me instilacionet më moderne dhe rikrijojnë hambarin e një vapori të piratëve me pasuri të vjedhura, fundin e detit dhe një dhomë me grila në dritaret, nga ku hapet një pamje drejt detit. Në restorantin e ishullit tre kuzhinierë kujdesen t’u ofrohen miqve gjella të gatuara sipas recetave të vjetra të rajonit. Lista e ushqimeve është plotë delikatesa detare dhe lloje të ndryshme peshqish.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..