Më 2 qershor shënohet Dita e Botevit dhe e të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë. Në këtë ditë ra poeti ynë Hristo Botev, njëri nga heronjtë e mëdhenjtë bullgarë. Duke qenë romantik i pasionuar, Botev përsëriti veprën e Bajronit dhe Petjofit dhe jetën ia kushtoi lirisë. Në vitin 1876, kur kishte shpërthyer Kryengritja e Prillit për pavarësinë nga Perandoria Otomane, në territorin rumun poeti i madh organizoi një çetë me më se 200 veta. Nga disa porte rumune ata iu bashkuan avullores austriake “Radecki”. Pasi e rrëmbyen anijen, zbritën në bregun e Danubit në afërsi të qytetit bullgar Kozlloduj. Qëllimi i çetës ishte që të përfshinte në kryengritjen po ashtu dhe Bullgaria Veriperëndimore.
Marshi heroik i Botevit nuk u mbështet në masë nga vendasit të cilët ishin të papërgatitur për veprime luftarake. Shumë kaçakë ranë në betejat e pabarabarta kundër ushtrisë otomane. Por një qëllim u arrit. Episodi me anijen “Radecki” dhe fati tragjik i çetës u përhapën në Evropë dhe tërhoqën vëmendjen publike ndaj fatit të popullit bullgar. Dy vjet më vonë, pra në vitin 1878 në hartën e Evropës do të hartoheshin kufijtë e Principatës Bullgare.
Për herë të parë vdekja e Hristo Botevit u shënua më 1876 në Rumani, ku luftëtari i atëhershëm bullgar Stefan Stambollov, më pas politikan i shquar i Bullgarisë, bëri një ceremoni përkujtimore. Në Bullgari, sipas disa të dhënave, Dita e Botevit u shënua jo zyrtarisht për herë të parë më 1884 në qytetin veriperëndimor Vraca dhe në qytetin jugor Plovdiv. Atëherë Bullgaria e Jugut ekzistonte si provinca autonome Rumeli Lindore me kryeqytetin Plovdiv në kuadër të Perandorisë Otomane. Ceremonia përkujtimore në Plovdiv parapriti aktin madhështor kur në shtator të 1885-ës Rumelia Lindore u bashkua me Principatën Bullgare.
Për herë të parë Dita e Botevit u shënua zyrtarisht në vitin 1901. Më 31 maj të vitit 1993 Këshilli i Ministrave miratoi emërtimin “Dita e Botevit dhe e të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..