Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Aleksandër Kandov mbushi 65 vjeç: “Kohë për bilanc dhe ëndrra të realizuara”

Foto: BGNES

“Të dëgjoj” ngjyrat dhe “të shikoj” tingujt – kjo ishte një nga ëndrrat e mia rinore. Tani, nga mosha ime e thyer, kthehem te vegimet më të guximshme dhe përpiqem ta realizoja” – këtë e rrëfen Aleksandër Kandovi, i cili më 2 qershor feston ditëlindjen e 65-të.

Gjatë dy dekadave të fundit Aleksandër Kndov jeton dhe krijon në Spanjë. Ai mbaroi Konservatorin Shtetëror Bullgar “Panço Vlladigerov”, kompozim te profesori Dimitër Tëpkov dhe piano te profesoresha Ljuba Obretenova. Për një kohë të gjatë ishte edhe nxënës i kompozitorit të madh Marin Goleminov. Në Bullgari punonte si redaktor muzikor në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Shtëpinë Botuese “Muzikë”. Krahas kësaj jepte mësime të polifonisë në Konservatorin Shtetëror Bullgar. Në vazhdim të tetë viteve ishte kryetar i Kabinetit të Kompozitorit të Ri – një seksion pranë Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë. Ishte edhe ndër themeluesit e Shoqatës së Muzikës së Re Bullgare. Është autor i një sërë veprash muzikore-skenike, simfonike, korale. Krahas kësaj është edhe mbajtës i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Kam dëshirë të shfaq respektim tim ndaj të gjithë atyre krijuesve, të cilët prezantojnë muzikën time – tregon Aleksandër Kandovi. – Në fillim të karrierës e ndjeva përkrahjen e fortë të kompozitorit Ivan Spasov. Një vend të rëndësishëm në jetën time profesionale zë dirigjenti Dimitër Manollov. Ai tekstualisht merrte pjesë në krijimin e veprës sime më të njohur “Muzikë për orkestër”. Një incizim i kësaj simfonie nën drejtimin e Emill Tabakovit edhe më sot mund të dëgjohet. U jam mirënjohës një sërë kolegëve të mi – dirigjentit Pllamen Xhurov, harpistes Suzana Klinçarova e kështu me radhë. Më se 30 vjet ata përkrahin kërkimet e mia krijuese. Pianisti i njohur Bojan Vodeniçarov, profesor në Konservatorin Mbretëror në Bruksel, incizoi ciklin “Kristalet e zodiakut”, pjesën “Flutura të natës”, ndërsa para dy vitesh – Koncert për piano dhe orkestër. Premiera ishte në Sofje në ekzekutim të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Emill Tabakov.

Pasi po flasim për përvjetorin tim të 65-të, mund të them, se ndodhem në një periudhë tepër interesant jetik. Kur i bëj bilanc jetës sime kthehem te idetë dhe ëndrrat rinore – “të dëgjoj” ngjyrat dhe “të shikoj” tingujt. Kështu lindi “Koncerti për piano”. Subjektet dhe personazhet, të cilët i rikrijoj në veprat janë fryt i vegimeve të mia, që i shikoj në imagjinatë parase të lindet muzika. Ngandonjëherë më frymëzojnë vepra teatrore ose letrare. Fillova të shkruaj edhe historitë, që provokojnë krijimin e veprave të mia muzikore. Kështu njëkohësisht shkruaj disa novela. Ndoshta nuk është larg koha, kur do të dalë nga shtypi libri me një disk. Projektet e mia më të reja kanë të bëjnë me bashkëpunimin me të bijën. Ajo punon në kinema – shkruan skenarë, monton filma. Bëj përpjekje ta tërheq në realizimin e fantazmave rinore. Dëshira ime është të bëjë një lidhje të dukshme midis materisë dhe muzikës.”

Një nga veprat më të njohura të kompozitorit Aleksandër Kandov është sipas veprës së autorit rus Mihaill Bullgakov“Mjeshtri dhe Margarita”. Ajo mban emrin “Apoteoz” dhe është për një orkestër simfonike. Në final dëgjohet një zë i qartë dhe fjalët “O Zot, pse më le!”, pra fjalët e Krishtit nga kryqi.

“Që të shkruaj këtë libër të mrekullueshëm Bullgakovi gjithashtu kishte vegime. Në vitin 1988 disa ditë para Pashkës së Madhe, në prag të ndryshimeve demokratike në Bullgari, edhe unë përjetove një çudi të tillë. Kishte demonë, maçokë të zinj. Ngjarja ishte e trishtuar, në një shkallë lidhur me mikun e ndjerë – shkrimtarin Viktor Paskov. Ndonjë ditë do të përfundojë novelën, në të cilën përshkruaj ato vegime.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD