Më 28 maj në sallën Nr 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës dha koncert Kërt Eling – një interpretues i njohur amerikan i muzikës xhaz. Ai u ftua në Bullgari me rastin e shënimit të përvjetorit të 80-të të themelimit të Radios Kombëtare Bullgare. Vizita e tij ishte pjesë e programit kushtuar jubileut të tij të ardhshëm. Kërt Eling e vizitoi Bullgarinë për herë të parë dhe u paraqit në një skenë bashkë me xhazmenë bullgarë. Mikpritësi i tij në skenë ishte Antoni Donçev, si dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Bashkë me formacionin Kërt Eling interpretoi pjesa të tij të njohura me orkestrime të reja, si dhe kompozime prej albumit të tij të ardhshëm “Passion World”.
“Unë udhëtoj jashtëzakonisht shumë, kam mesatarisht rreth 200 koncerte në vit dhe gjithmonë përpiqem të dëgjoj këshillat e muzikantëve, me të cilët punoj – tregoi Kërt Eling për Radio Bullgarinë. – Tani, pasi jam këtu, besoj se kam se çfarë të mësoj edhe nga instrumentistët bullgarë. Desha të frymëzohem nga muzika juaj tradicionale.”
Deri tani Kërt Eling ka dhjetë albume. Gjatë 2009-ës muzikanti u dekorua me “Grami” për kompakt diskun “Kushtuar ty”. Ai ka fituar një sërë çmimesh, si nga kritika, ashtu dhe nga publiku. Përveç se këndon Eling shkruan edhe tekstet e këngëve të veta. Në albumin “Passion World”, i cili do të dalë në treg së shpejti, këngëtari i talentuar i xhazit interpreton muzikë nga Franca, Italia, Polonia, Brazili, duke kënduar në disa gjuhë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..