Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistja Jana Burova: “Muzika është brenda meje”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Pohohet se me kalimin e kohës prirja e njeriut le gjurmë të dukshme mbi pamjen e tij. Shembull për ketë është violinistja e re Jana Burova. Në fytyrën e saj duket kureshtja aq karakteristike për njerëzit e artit. Jana Burova ka lindur në një familje muzikantësh. “Kur isha fëmijë më pëlqente shumë të luajë por kur u bëra adoleshente sikur u largova pak a shumë nga instrumenti” – kujton violinistja. Në vitin 1998 ajo u ftua nga pedagogu i njohur botërisht Yfrah Neaman për t’i vazhduar studimet në Londër.

“U nisa me ndjenja të përziera sepse i lashë prindërit dhe miqtë e mi – thotë Jana Burova. – Katër vjet radhazi unë bashkëpunoja me profesorin dhe pata një periudhë shumë të bukur. Këtë profesor e kisha mjek popullor – ai e dinte të zgjidhte problemet e mia muzikore. Me vjen mirë se isha nja nga nxënëset e tij të fundit. Dobia më e madhe që nxora prej tij ishte që të jem e sinqertë ndaj muzikës dhe tekstit të saj dhe çdo gjë të interpretojë me shpirt të papërkulur.”

Dy vjet radhazi e reja Jana Burova ka mësuar violinë te violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev. “Ky i fundit është i zot në mësimdhënien e violinës dhe i frymëzon nxënësit me entuziazëm”, thotë Jana, e cila shpesh interpreton vepra të autorëve të shekullit të XX-të.

“Më pëlqen arti bashkëkohor – thotë violinistja. – Veprat moderne më frymëzojnë sepse ekzistenca e tyre do të thotë se bota po zhvillohet. Nëse isha nisur në një rrugë tjetër, muzika përsëri do të më shoqëronte, sepse e kam brenda meje.” Aktualisht ajo jep mësime në dy shkolla në Londër. Në shkollën e parë (Emanuel school) violinistja bullgare u jep mësime fëmijëve të moshës deri 18 vjeçare dhe i përgatit ata për regjistrim në kolegje të ndryshme. E përshkruan punën si dinamike, të këndshme dhe motivuese. Numri i nxënësve të saj është 35. Gjatë vitit 2006 violinistja nxori në treg CD-në me vepra të kompozitorëve bullgarë nga shekulli i XX-të.

“Para pak kohësh së bashku me pianisten Fiammetta Tarli incizuam muzikë italiane – rrëfen Jana. – Me të po ashtu mendojmë të incizojmë 10 sonatat për violinë dhe piano të Bethovenit. Në program kam të japë në koncert me muzikë dhome në Londër dhe pastaj të kthehem në vendlindjen time Varna ku më 16 qershor do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës”.

Aktiviteti i fundit i Jana Burovës në Bullgari kishte të bënte me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës ku violinistja e re interpretonte vepra të Ludvig Bethovenit, Johanes Bramsit, Benxhamin Britenit dhe Dobrinka Tabakovës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD