Nga disa ditë ngjarjet politike në Bullgari po zhvillohen me shpejtësi marramendëse dhe kontradiktore. Pasi javën e kaluar Lëvizja për të Drejta dhe Liri befasisht u shpallë për zgjedhje para afatit, dje paritmes edhe lideri i Partisë Socialiste Bullgare, që është mandatare për këtë qeveri, Sergej Stanishev bëri thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje parlamentare para afatit deri në fund të korrikut. Fundi i korrikut është një afat befasues, jo vetëm se është shumë i shkurtër. Vetëm deri para dy ditëve socialistët ishin kundër zgjedhjeve dhe mendonin se në kuadrin e këtij sesioni të Parlamentit mund të bëhen mjaft ndryshime ligjvënëse.
Lideri socialist kishte në plan të zhvillonte konsultime për zgjedhje parlamentare para afatit me forcat parlamentare dhe jashtëparlamentare, por presidenti Rosen Plevnelievi thirri mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare javën e ardhshme për diskutim të zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë organ janë përfaqësuar vetëm forcat parlamentare, nuk marrin pjesë forca jashtëparlamentare, por ka përfaqësues të qeverisë dhe të shërbimeve speciale. Me siguri për udhëheqësin shtetëror zgjedhjet para afatit parlamentare janë bërë çështje të sigurisë kombëtare, sepse sipas tij situata në vend nuk mund të prognozohet, ndërsa në kushtet e krizës së rëndë politike dhe parlamentare liderët politik bëjnë prononcime kontradiktore në mediat. Presidenti është i mendimit se nuk bëhet fjalë vetëm për datën e zgjedhjeve, as për datë e cila të jetë e leverdishme për një ose tjetër lider politik.
Tradita që rregullat zgjedhore të ndryshohen drejt për së drejti para çdo votë do të respektohet edhe tani. Në fund të javës pritet që Parlamenti të shqyrtojë kërkesën e presidentit për referendum që lidhjet me sistemin elektoral. Për një referendum të tillë udhëheqësi i shtetit u shpallë qysh në fund të janarit, por a do të aplikohet votimi i detyrueshëm, a të zgjidhen një pjesë prej deputetëve në mënyrë mazhoritare dhe a do të ketë mundësi që të votohet nga distancë në rrugë elektronike do të vendoset tani. Por gjatë muajve nga janari deri më sot qëndrimet e forcave politike ndaj referendumit janë ndryshuar. Në fillim të vitit propozimi për referendum mbështetej nga partia GERB, ndërsa PSB dhe LDL që janë në pushtet ishin kundër. Tani kur marrëdhëniet u acaruan me partnerin e koalicionit në qeveri PSB tashmë është për votim të detyrueshëm, gjë që nuk do të jetë në favor të LDL.
Deri tani kryeministri Pllamen Oresharski mbante heshtje. Situata para zgjedhjeve në vend është e tillë se ka më shumë pyetje se sa përgjigje. Por është e qartë një – pas një viti ekzistence të mundimshme, tani po shkon akoma një qeveri të radhës që nuk ka realizuar mandatin e plotë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..