Lejleku është njëri nga shpendët më të bukur dhe të dashur në Evropë. Bukuroshi i bardhë, personazh i shumë përrallave dhe legjendave, është simbol i pranverës që po vjen dhe i pjellorisë së tokës. Shekuj të tërë pikturohet figura e lejlekut duke ecur nëpër fushat. Mirëpo, revolucioni i industrializimit dalëngadalë po e largon atë. Në fillim të shekullit të XX-të u konstatua pakësimi i lejlekëve në Kontinentin e Vjetër. Mbrojtësit e natyrës shqetësohen shumë me këtë fakt.
Në vitin 1934 u bë regjistrimi i parë i lejlekëve të bardhë në botë.
Që atëherë regjistrimi bëhet çdo vit të 10-të. Organizator është BirdLife International – ku janë bashkuar 110 organizata botërore të mbrojtjes së natyrës. Nga data 15 qershor deri më 10 korrik të këtij viti filloi regjistrimi i lejlekëve në vend të cilin regjistrim e bën Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve. Edhe vitin e ardhshëm regjistrimi do të vazhdojë. Rritja apo pakësimi i numrit të lejlekëve konsiderohet të jetë tregues i rëndësishëm i cilësisë së mjedisit.
Filloi monitoringu ndoshta më i madh në shkallë botërore.
Fatmirësisht, monitoringu i lejlekut realizohet lehtësisht sepse lejleku i bardhë është nga shpendët e mëdhenj që dallohen pa problem. Bile fëmijët mund të përfshihen në regjistrimin e foleve të lejlekut. Qëllim tjetër, përveç regjistrimit, është që të konstatohen rreziqet për lejlekët e bardhë. Disa prej tyre kanë të bëjnë me industrializimin, kultivimin e vetëm një kulture bujqësore dhe po ashtu me punimin e tokës me plehra kimike. Rrezik tjetër për lejlekët përbën zhdukja e zonave të lagështa ku lejleku më së shpeshti gjen ushqime.
Çfarë tregojnë rezultatet e regjistrimeve të mëparshme në vend?
“Në vitin 2004 lejlekët në Bullgari ishin përafërsisht 5000 çifte, ndërsa lejlekët e sapolindur – 12 500, thotë z. Svilen Çeshmexhiev, koordinator i fushatës së regjistrimit te ne. – Ky është një numër mesatar për Evropën. Bullgaria është në vendin e 10-të për nga numri i popullimit të lejlekëve. Më shumë lejlekë e bëjnë folenë në Poloni, ku u regjistruan afro 46 mijë çifte. Në vend çifte lejlekësh hasen më dendur në qytetet Plovdiv, Haskovo, Sofje dhe Pleven. Herën e fundit në rajonin e Plovdivit regjistruam 486 çifte, ndërsa vendbanimi me më shumë fole lejlekësh (36) ishte fshati Dragushinevo në afërsi të qytetit Samokov. Në qytetin Kozlloduj regjistruam 27 çifte dhe në qytetin Sëedinenie – 26 çifte.”
Lejlekët gjithnjë e më shpesh i bëjnë foletë mbi shtylla elektrike, sesa mbi dru.
“Ky ndryshim është konstatuar gjatë regjistrimeve gjatë vitit 1994 dhe 2004. Shkaku është i njohur – nuk ka dru të mëdhenj dhe komod për bërjen e folesë – shpjegon Svetosllav Spasov. – Më shumë fole kanë qenë mbi shtylla elektrike, rreth 950 ka pasur mbi ndërtesa, çati, oxhaqe dhe shkolla. Dhe me zi 680 fole kanë qenë në dru, më shpesh preferohen lisa manë.”
Siç duhet dashuria midis lejlekëve dhe njerëzve është reciproke, sepse shumica e zogjve jetojnë së bashku me ne në vendbanimet.Me zi vetëm një e dhjeta prej tyre i bëjnë folët në rajone që nuk janë populluar në Bullgari, tregojnë studimet e deritanishme.
Çfarë rezultate priten nga regjistrimi i filluar?
“Vështirë është që të parashikohet tendenca – përgjigjet z. Spasov. – Në periudhën e viteve 1994-2004 kemi pasur 18% rritje të popullimit të lejlekut të bardhë. Supozojmë se kjo i detyrohet rënies së bujqësisë intensive nga koha e komunizmit. Kooperativat bujqësore përdornin shumë pesticide. Kjo ishte ndërprerë në mënyrë të natyrshme në vitet 90-ta. Natyra depërtoi shpejtë në rajonet e braktisura dhe çoi në rritjen e larmisë biologjike. U shtuan edhe burimet e ushqimit për lejlekët në tokat bujqësore. Por tani pas aderimit të Bullgarisë në BE po zhvillohet procesi i kundërt. Në saj të rrymës së subvencioneve evropiane po lërohen tokat e braktisura. Dhe do të jetë interesante që të shohim çfarë do të jetë rezultati nga kjo për lejlekun e bardhë.”
Çfarë tregon monitorimi periodik i zogjve të tjerë fushor?
“Gjatë periudhës nga 1995 deri 1997 kishim konstatuar numër më të madh të këtyre llojeve zoogjesh, se sa më vonë deri në fund të vitit 2010 dhe kjo tendencë po vazhdon – thotë Svetosllav Spasov. – Por çfarë është situata konkrete me lejlekun e bardhë, nuk mund të themi akoma. Sepse ai është lidhur me një habitat konkret – zonat e lagështa dhe ka mundësi që atje Tabloja të jetë ndryshe.”
Përgatitën në shqip: Zoja Kostadinova dhe Anna Kapitanova
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..