Muzikantët e rinj nga grupi rok “PSS” punojnë me dëshirë, stil dhe imagjinatë. Ata posedojnë një mjeshtri artistike dhe muzikalitet. Që nga viti 2006 prezantojnë kompozimet e veta. E caktojnë muzikën e tyre si rok alternativ, me blusë dhe motive progresive. Më shumë hollësi mësojmë nga Vasilen Vëllçanovi-Leni – kitarist dhe Sandra Petrova – soliste vokale e grupit.
“PSS është abreviatura e fjalës angleze Pimp Switch Sequence. Si fjalë të renditura pas njëra tjetrës nuk kanë kuptim real. Mirëpo, emri vjen të shprehë synimin tonë të kthejmë muzikën mejnstrijm, e cila aktualisht gërsheton pop, r&b, rap, elektronike, në rokun më me popullaritet. Me rëndësi, sipas nesh, është që incizimi të jetë analog, pa përpunim të kompjuterit.”
Muzika e grupit “PSS” mund të dëgjohet jo vetëm në klubet e ndryshme, por edhe në koncertin e parë onlajn në Bullgari, i cili u transmetua në kohë reale nga sajti YouTube gjatë prillit të këtij viti. Për këtë Sandra kujton: “Bëmë një transmetim në kohë reale të një koncerti në studion Pasifik. Ishte shumë interesante. Doli, që është shumë e vështirë të merret me qira ndonjë studio e madhe, në të cilën të punojnë bashkë grupi dhe ekipi i xhirimit. Deshëm gjithashtu, që tabloja dhe tingulli të transmetohen paralelisht. Prandaj zgjodhëm YouTube.”
Leni shton kujtimet: “Problemi i një koncerti të tillë është, se nuk ka publikë reale përpara. Ka dritë dhe kamera, por është pak e çuditshme. Ideja lindi nga prezantimi i një albumi të grupit amerikan “Foo Fighters”. Muzikantët ekzekutuan të gjitha kompozimet pas njëra tjetrës pa u ndërprerë para kamerës në studio. E pëlqyem këtë koncert. Komentet e publikut ishin pozitive si gjatë koncertit, ashtu edhe pas kësaj. Një meritë për këtë sukses pa diskutim ka cilësia e tingëllimit, gjë për të cilën i falënderojmë regjisorit të zërit.”
Muzikën e vet grupi “PSS” e incizoi në një studio në Athinë të Greqisë. Dy kompozimet e fundit e formacionit janë në gjuhën bullgare. Ata mund të dëgjohen në sajtin e grupit. Muzikantët janë me shpresë, se gjatë shtatorit do të prezantojnë këngën më të re, e cila prapë do të jetë në stilin e rokut karakteristik të grupit “PSS”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..