Sigurisht se para 90 vjetëve grupi i terroristëve të mërguar në ishullin Shën Anastasia nuk kanë ditur se një ditë do t’u vihet kurora e heronjve romantikë dhe vetë ishulli do të bëhet hit turistik. Por ndonjëherë historia bën me ne shaka dhe ne nuk duhet të kemi paragjykime. Bëhet fjalë për një copë toke e fshehur në valët e Gjirit të Burgasit – ku mund të kthehemi mbrapa në kohë dhe “zbulojmë” thesare të fshehura dhe të mësojmë për legjendat e piratëve.
Kur t’i afrosh ishullit Shën Anastasia do ta shohësh anijen e vogël “Kuk” dhe para saj një fener deti. Ishulli shtrihet në një sipërfaqe prej 8 dynymësh. Gjatë stinës së dimrit i gjithë ishulli mbulohet me shkumë deti dhe shpesh të vendosurit aty kanë mbetur pa ushqime dhe plotësisht të izoluar. Ishulli mban emrin e shenjtores Anastasia, mbrojtëse të të sëmurëve dhe të dënuarve jo me drejtë. Anastasia është mbrojtëse e manastirit vendas ku mendohet se ka thesare të fshehura.
Supozohet se dikur manastiri ka qenë ndarë në dy pjesë – njëra për gratë dhe tjetra për burrat. Një legjendë rrëfen se manastirin shpeshherë e kanë rrëmbyer piratët të cilët kanë kërkuar thesarin e arit. Legjenda po ashtu rrëfen se një ditë murgjit kanë nxjerrë ikonën e Shën Anastasisë në bregdet dhe ua kanë drejtuar piratëve të cilët po afronin. Atë ditë ka filluar një stuhi e madhe e cila ka rrëzuar anijen e piratëve. Edhe sot e kësaj dite shihen pjesët e prishura të anijes të cilat duken si pikturë e gdhendur në mur. Në afërsi gjendet tempulli i trakëve “Porta e Diellit”.
“Kohë të tërë ishulli e Shën Anastasisë ka grumbulluar artistë të cilët përkushtoheshin në veprimtaritë e bohemës. Gjatë shekullit të XX-të kur ishulli nuk ka funksionuar si burg, ka qenë qendër kulturore. Këtu po ashtu është xhiruar një film ku shihet pamja e restauruar e ishullit falë fondeve evropiane. Ishulli menaxhohet nga Bashkia e Burgasit dhe sivjet më 15 maj u hap për vizita zyrtare. Që nga ajo datë Shën Anastasia u vizitua nga më se 4000 turistë.”
Supozohet se ishulli është ngarkuar me energji pozitive për shkak të burimeve të mëdha të mineraleve. Në ajër shpërndahet aroma e barnave dhe përhapen gojëdhëna interesante. Ishulli i Shën Anastasisë ofron një kënaqësi të jashtëzakonshme. Përveç se mund të shijoni nga një filxhan kafe, gjithashtu mund të vizitoni kishën vendase që daton nga shekulli i XVI-të.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..