“Ëndrrat po realizohen, kur më shumë njerëz besojnë në to” – thonë nga Bashkimi “Cultural Bridges”. Bashkë me Fondacionin “Amerika për Bullgarinë” dhe Opera dhe Baleti i Sofjes për herë të katërt organizojnë ëndrrën e vet të realizuar – projektin “Një balet Amerikan për Bullgarinë”. Në tri mbrëmje të radhës 20, 21 dhe 22 qershor do të paraqitet një spektakël prej 5 baleteve. Këtë vit ciklin e prezanton Tom Gold – një emër i dalluar në koreografinë botërore dhe themelues i kompanisë së vallëzimit “Tom Gold Dance”.
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit të artit të baletit midis dy vendeve – tregon Momçill Mlladenov, iniciatori bazë i idesë së Bashkimit “Cultural Bridges”. – Çdo vit projekti “Baleti amerikan për Bullgarinë” prezanton një gjë të re, të ndryshme. Në edicionin e parë u prezantua muza e koreografit legjendar Xhorxh Ballançin – Sjuzan Farell dhe baleti i saj. Në tjetrin pamë ciklin prej 3 spektakleve të shkëlqyer, premiera për publikun tonë. E reja gjatë vitit 2013 qenë dy skenat, në të cilat u luajtën shfaqjet, kurse tani primat tona nga teatri vallëzojnë bashkë me solistë nga “Nju Jork Siti Balet” dhe “Pacifik Norduest Balet” Kjo rastis për herë të parë. Në një nga baletet – “Gershuin prelude” dy violinist bullgar do të bëjnë një kolaboracion me dy nga vallëzuesit amerikan në koreografinë e Tom Goldit. Dua t’i falënderoj partnerët tanë. Jemi bashkë në emër të zhvillimit të artit bullgar të vallëzimit. Jam i lumtur se punojmë për këtë kauzë dhe shpresoj të takohemi përsëri e përsëri gjatë dhjetëvjeçarëve të ardhshëm.”
Një ditë pas provave me kolegët e vet bullgarë, baletistët nga Amerika u emocionuan me përshtypje të shkëlqyera. Ata thanë se, për ta kjo është diçka e re dhe interesante, sepse janë nga dy trupa të ndryshme baleti dhe për herë të parë punojnë bashkë. “Për mua dhe për kompaninë time është një privilegj të jem në vendin tuaj – tha Tom Gold. – Një nga misionet bazë të kompanisë sime është t’i paraqes botës më të mirën nga baleti klasik amerikan gjatë viteve. Me shfaqjet tona duam jo vetëm të dëfrejmë , por dhe të arsimojmë publikun. Unë mendoj se, ne vendosim një urë kulturore, e cila tregon në një dritë më të mirë të dyja vendet. Në karrierën time kisha fatin të punoj me koreograf të ndryshëm dhe të grumbulloj përvojë. Duke krijuar kompaninë time, gjithmonë kam kërkuar cilësinë më të lartë të spektakleve, të prezantuara nga valltarët me talent, të cilët punojnë me ngulm dhe kanë një zemër të madhe. Kompania ime është e vogël, prandaj janë të rëndësishme marrëdhëniet e brendshme të përbashkëta, njerëzit pëlqehen, kurse unë i përkrah dhe i dua. Për mua komplimenti më i madh është pas një shfaqjeje të dëgjoj “Pikërisht ky është stili tënd”. Bullgaria është vendi i fundit nga turneu evropian i grupit. Për ne të cilët flasim me gjuhën e baletit, bota duket e vogël. Ne punojmë me ngulm dhe e duam shumë profesionin tonë. Kështu është kudo, ku kam qenë, kështu është dhe në Bullgari, ndjenja është e shkëlqyer.”
Spektakli hapet me “Apollon” në bazë të muzikës së Igor Stravinskit. Në rolin e Apollonit, prijësi i muzave, do të shikojmë Set Orza solist në “Pacifik Norduest Balet”. “Ky është një nga baletet e mija të preferuara, por kësaj radhe do të jetë i ndryshëm. Marrin pjesë vallëzues prej dy trupave amerikane dhe një bullgare dhe nuk kam durim të dal në skenë”, tha Set. Partnerja e tij është prima balerina e “Nju Jorkut Siti Balet” – Maria Kouroski. Ajo tha se, kjo është një nga krijimet kyçe, të vëna në teatrin e saj. Kurse vet Tom Golldi shtoi se, më shumë se 20 vjet punon me koreografin Uili Bërman, i cili ka zhvilluar provat me Ballançinin e madh. Tani janë bashkë në Bullgarinë dhe ua transmetojnë përvojën e vet dhe vallëzuesve bullgarë. Katër janë balerinat bullgare, të cilat marrin pjesë: Marta Petkova, Katerina Petrova, Vihra Manxharova dhe Veneta Hristova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..