“Në këtë edicion të festivalit paraqesim botën e gjerë të muzikës etno përmes këndvështrimit të xhazit – tregon organizatori Petër Dimtirov. – Do ta hapim festivalin me projektin e ri të Radios Kombëtare Bullgare – “Jazzophonia”, paraqitur nga Big Bendi nën dirigjimin e Antoni Donçevit.” Në skenë do të tingëllojë flamengo spanjolle. Muzikantët nga formacioni i Paco de Lucia – “arameloFlamenco Latin Jazz” do të paraqesin një projekt spanjollo-kuban.
Dimitër Liolev (saksofon) në shoqërinë e Antoni Donçevit, këtë herë në piano, Boris Taslev (bas) dhe Borislav Petrov (bateri) do të paraqesin albumin e saksofonistit “Rodopolloxhi”. Edhe natën e dytë do të përfundojë me pjesëmarrje të huaj. Tito Parish do të paraqesë stilin e Portugalisë nga Cape Verde. Tito është një nga kompozitorët që kanë punuar me emblemën e këtij zhanri – Cesaria Evora.
Si do të përfundojë edicioni i katërt i festivalit?
“Gjatë natës së fundit do të dëgjojmë formacionin bullgar të flamengos “Banda del Padre” – përgjigjet Petër Dimtirov. – Trio Petër Ralçev (fizarmonikë), Stojan Jankulov-Stundzhi (bateri) dhe Angel Dimitrov (kitarë). Pastaj në skenë do të paraqitet një prej basistëve më të njohur të xhazit – Richard Bona bashkë me formacionin afro-kuban “Mandekan Cubano”, e cila vjen nga Nju Jorku posaçërisht për festivalin në Sofje.”
Çdo natë Klubi “Studio 5” do të bëhet arena e improvizimeve të xhazit nën udhëheqjen e Trios së Angell Zaberskit-bir. Për më të vegjlit do të kenë punishte për vegla muzikore dhe vallëzime xhaz dhe etno. Iniciativa zhvillohet në bashkëpunim me “Akademinë për arte skenike” të Paul McCartneyit.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: atojazz.bg
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..