Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“A to jazZ” – për muzikën e xhazit në të hapur

Foto: atojazz.bg

Nga 27 e deri më 29 qershor muzikantë të xhazit nga Portugalia, Spanja, SHBA, Kamerun, Kepi Verde, Kubë, Meksikë dhe Bullgaria do të marrin pjesë në Festivalit “A to jazZ”. Ky është edicioni i tij i katërt që përsëri organizohet me ndihmën e “Amerikës për Bullgarinë” në mbështetje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019. Çdo vit festivali i është kushtuar një stili të veçantë.

“Në këtë edicion të festivalit paraqesim botën e gjerë të muzikës etno përmes këndvështrimit të xhazit – tregon organizatori Petër Dimtirov. – Do ta hapim festivalin me projektin e ri të Radios Kombëtare Bullgare – “Jazzophonia”, paraqitur nga Big Bendi nën dirigjimin e Antoni Donçevit.” Në skenë do të tingëllojë flamengo spanjolle. Muzikantët nga formacioni i Paco de Lucia – “arameloFlamenco Latin Jazz” do të paraqesin një projekt spanjollo-kuban.

Dimitër Liolev (saksofon) në shoqërinë e Antoni Donçevit, këtë herë në piano, Boris Taslev (bas) dhe Borislav Petrov (bateri) do të paraqesin albumin e saksofonistit “Rodopolloxhi”. Edhe natën e dytë do të përfundojë me pjesëmarrje të huaj. Tito Parish do të paraqesë stilin e Portugalisë nga Cape Verde. Tito është një nga kompozitorët që kanë punuar me emblemën e këtij zhanri – Cesaria Evora.

Trio ParishSi do të përfundojë edicioni i katërt i festivalit?

“Gjatë natës së fundit do të dëgjojmë formacionin bullgar të flamengos “Banda del Padre” – përgjigjet Petër Dimtirov. – Trio Petër Ralçev (fizarmonikë), Stojan Jankulov-Stundzhi (bateri) dhe Angel Dimitrov (kitarë). Pastaj në skenë do të paraqitet një prej basistëve më të njohur të xhazit – Richard Bona bashkë me formacionin afro-kuban “Mandekan Cubano”, e cila vjen nga Nju Jorku posaçërisht për festivalin në Sofje.”

Çdo natë Klubi “Studio 5” do të bëhet arena e improvizimeve të xhazit nën udhëheqjen e Trios së Angell Zaberskit-bir. Për më të vegjlit do të kenë punishte për vegla muzikore dhe vallëzime xhaz dhe etno. Iniciativa zhvillohet në bashkëpunim me “Akademinë për arte skenike” të Paul McCartneyit.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: atojazz.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD