Në fillim të stinës së verës mali i Trojanit, Bullgari Veriore surprizon me gjelbëri të paparë. Hotelet dhe shtëpitë për strehim mbushen me turistë kureshtarë. Çiflik, Shipkovo, Beklemeto, Beli Osum, Oreshka – këto janë vetëm disa nga vendbanimet të cilat ia vlen të vizitohen.
Reshjet e dendura të shiut këtë muaj nuk e penguan startin e sezonit turistik. Shumë njerëz preferojnë t’i kalojnë pushimet pikërisht këtu dhe të çlodhen në gjirin e natyrës. Vendbanimi Azareja ofron pushime kështu të thuhet ekzotike – gjashtë shtëpi me formë të rrumbullakët, të ndërtuara sipas stilit kinez feng shui dhe njëkohësisht të ngjashme me banesat e protobullgarëve (jurtë). Në këto shtëpi do të mësoni se si të liroheni nga stresi dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndoshë. Po ashtu do të mësoni se si të komunikoni me malin e Trojanit i cili mal është një burim i energjisë pozitive.
20 kilometra larg qytetit Trojan gjendet fshati Gumoshtnik ku kalon lumi Vidima. Ky vendbanim është i njohur me 8 pasagjerët e tij të cilët kanë humbur jetën gjatë fundosjes së Titanikut. Një monument në përkujtim të tyre është vendosur në oborrin e kishës vendase. Kjo e fundit është ndërtuar para 175 vjetëve dhe dallohet për nga madhësia e saj dhe ikonostasi i bukur i cili në të vërtetë është punë mjeshtri. Interesante po ashtu është shkolla e rivendosur kishtare. Në të kaluarën popullsia e vendbanimit Gumoshtnik ka numëruar 1500 veta dhe fëmijët nga rrethi janë edukuar sipas metodologjisë më avangarde të asaj kohe. Të gjitha pajisjet e mësimdhënies nga e kaluara mund të shihen aty.
Në malin e Trojanit ka shumë mundësi për turizëm alternativ. Në vendbanimin Beklemeto gjendet i ashtuquajturi Park i litarëve. “Alpinistja më e moshuar ishte një grua 75-vjeçare e cila kapërceu të gjitha pengesat” – rrëfen pronari i parkut Millko Çakërski, duke shtuar: “Parku kombinon litarë të ndryshëm, shkalla, dërrasa etj. Ky është vendi perfekt për argëtim si për të vegjlit, ashtu dhe për të rriturit. Parku është ndërtuar para 6 vjetëve dhe vazhdimisht shtojmë elemente të reja. Vitin e kaluar, p.sh. ndërtuam një vend të posaçëm për fëmijët. Sivjet kemi shtuar elemente ekstreme.”
Hotelet në fshatrat Çiflik dhe Shipkovo ofrojnë turizëm spa dhe çlodhje në pishina me ujëra minerale. Bile gjatë dimrit turistët vendas dhe të huaj relaksojnë mes avujve të ujërave minerale. Vitet e fundit administrata vendase bëri shumë përpjekje për të popullarizuar turizmin, duke punuar mbi projekte të ndryshme evropiane. Kryetarja e Bashkisë së Trojonait, znj. Donka Mihajllova ka për qëllim ta kthejë vendbanimin malor në një model të turizmit të qëndrueshëm.
“Jemi duke punuar mbi rivendosjen e rrugës romake Via Trjavna – rrëfen znj. Mihallova. – Në të kaluarën kjo rrugë ka lidhur lumin Danub me Egjeun dhe ka kaluar përmes rajonit tonë. Në territorin e bashkisë ka 6 objekte të mbetura nga qyteti romak Sostra, të cilat objekte datojnë nga shekulli i II-të. Këto objekte janë lidhur në një itinerar të përbashkët. Në fakt në rrugën e Via Trajanës kalon rruga e burimeve minerale të cilat kanë cilësi shëruese.”
Bukuria e malit të Trojanit është e pa fund. Mali tërheq me vendbanimet e stilit rilindës dhe zanatet e trashëguara brez pas brezi, me byrekët e shijshëm dhe festivalet e shumta. Në vendbanimin Ajdushko sborishte në afërsi të fshatit Balkanec mund të ushtroni qitje me hark, të kalëroni dhe të përfshiheni në lojën me kaçakët. Mali i Trojanit ofron surprizë pas surprize.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e..