Lili Ivanova është këngëtarja me karrierën më të gjatë në skenën muzikore të Bullgarisë. Më se 50 vjet ajo jep koncerte, nxjerr albume dhe nuk pushon së kënduari. Disa nga këngët e vjetra të Lili Ivanovës riaranzhohen. “Të dua” është njëra prej tyre. Kjo këngë është shkruar posaçërisht për Lilin në vitin 1983 nga kompozitori Todor Fillkov. Aranzhimi i ri i përket Angell Djullgerovit. Regjia e klipit të këngës “Të dua” është e Vasill Kërkellanovit. Videoja tregon proceset e incizimit të këngës. Me këtë video Lili Ivanova çeli turin e saj në Bullgari, duke dhënë koncert së pari në Stara Zagora. Skenës ajo u ngjit me muzikantët Ognjan Enev (piano, bori, saksofon) Orlin Cvetanov (violinë), Veselin Veselinov-Eko (bas), Rosen Vatev (perkusione) dhe Angell Djullgerov (kitarë, violinë). Pjesa e dytë e turit të Lili Ivanovës starton më 11 shtator në Tetarin Veror të Burgasit dhe vazhdon në qytetet Varna, Veliko Tërnovo, Plovdiv dhe Sandanski. Tradicionalisht prima bullgare e muzikës zbavitëse çdo fundvit jep koncert grandioz në Sofje. Sivjet koncerti i Lili Ivanovës pritet më 6 nëntor në Sallën Numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..