Kisha e Bojanës, simbol i Sofjes, është mikpritëse e Panairit të Mesjetës, i cili panair zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin bullgar. Prezantohen mënyra e jetesës e paraardhësve tanë të shekujve XI-XIV – dita e përditshme, zeje të ndryshme, arte, kultura, teknikë ushtarake etj. Pra, çdo gjë që ka qenë karakteristike jo vetëm në trojet bullgare, por dhe në Bizant, Evropën Lindore, Perëndimore e Veriore, si dhe në Lindjen e Mesme.
Ndër atraksionet e panairit ka armë mesjetare, qitje me hark, instrumente të vjetra muzikore dhe ushqime e pije të përgatitura sipas recetave të vjetra. “Për sa i përket periudhës së Mesjetës bullgarët nuk e dinë me saktësi, sepse dituritë e tyre bazohen kryesisht në kinematografinë dhe mjetet në masë të informacionit. Pak dihet se gjatë Mesjetës njerëzit kanë qenë të lumtur. Kanë pasur arte të veçanta, muzikë, ushqime të shijshme dhe pije me aroma”, pohon z. Mario Filipov nga shkolla e skermës mesjetare dhe i cili merr pjesë në programin e panairit.
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të..