Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizioni i të rinjve për Karadere

Foto: capital.bg

Jo betonimit të bregdetit dhe jo turizmit me alkool. Këtë pozitë e zunë nxënësit e tri shkollave të kryeqytetit. Ata e bënë këtë, duke përpunuar projekte inovative investuese, të cilat të jenë alternativë e planeve për ndërtimet në Karadere. Bëhet fjalë për vendin më të virgjër në bregdetin bullgar të Detit të Zi, që është një zonë e mbrojtur.

Planet e para për betonimin e tij janë nga viti 2007, por për fat të mirë ato nuk u realizuan për shkak të krizës financiare. Kundër ndërtimit protestojnë ekologët dhe njerëzit nga mbarë vendi. Grada e emocioneve përsëri u rrit këtë pranverë, kur qeveria shpalli se do të jetë me prioritet “ndërtimi i një pjese prej një kompleksi të madh për qëllime turistike” në Karadere. Dhe meqenëse tema intereson një pjesë të madhe të shoqërisë, ajo u bë kazus, mbi të cilin duhej të punonin nxënësit gjatë “një kampi inovativ”. Aktiviteti është pjesë e biznes trajnimit në arsimin e mesëm në kuadrin e programeve të Junior AchievementBullgaria.

Çfarë janë alternativat e zhvillimit të rripit të plazhit? Tri skuadrat më të mira i paraqitën idetë e veta. Sipas fituesve Bullgaria është një prej vendeve më unikale dhe më të bukura për turizëm në Evropë, i cili ofron det, mal dhe një histori dhe kulturë shumë të pasur. Prandaj ata kanë vendosur që ta zhvillojnë projektin e tyre, duke u mbështetur te kultura tradicionale bullgare, muzika popullore dhe kuzhina tipike. “Për të huajit kjo është ekzotike” – është kategorik Ilia, nxënës në klasën e 11-të në shkollën 119. A duhet të ketë ndërtime në Karadere. Ja se çfarë na tregoi ai:

“Nuk mendoj se duhet të ndërtohen hotele me pesë yje, diskoteka, kazino dhe porte për jahte. Por mendoj se duhet bërë diçka për ringjalljen e ekonomisë së këtij regjioni. Duhet të ketë punë për vendasit. Ideja jonë është që të ndërtohen nga 100 deri më 120 shtëpi të vogla të stilit tipik arkitekturor. Ato do të krijohen me materiale të natyrshme nga regjioni dhe nuk do të harxhohen shumë mjete për transport.”

Që ta ruajnë Karaderenë, Ilia dhe të tjerët nga skuadra e tij kanë në plan që të ndërtohet mbi jo më shumë se 15 për qind të krahinës dhe të ketë prerje minimale. Ja edhe vizioni i atyre që u klasifikuan në vend të dytë:

“Idetë tona ishin lidhur me ndërtimin e shtëpive ekologjike, të cilat të prodhojnë vetë energjinë e tyre elektrike – na shpjegon Georgi Naçkov, nxënës në klasën e 11-të të shkollës 119. – Ato do të jenë të vogla, do të ndodhen në ujë, që të mos e prishin florën dhe faunën. Do të përdoren materiale nga natyra, si për shembull druri, sepse ky është një prej materialeve më cilësore, dhe guri – e ka kudo dhe prodhohet lehtë. Ne vendosëm gjithashtu që vendi të jetë një zonë pa benzinë. Veturat do të parkohen në një vend të veçantë dhe nga atje do të përdoren vetëm elektromobila. Të gjitha atraksionet, si varkat për shembull, do të jenë elektrike dhe nuk do të varen nga lënda djegëse, siç është tani. Projekti ynë përfshin edhe ndërtimin e një stacioni të vogël pastrues, i cili të përpunojë ujërat mbeturinore të këtij vendi. Do të ketë dhe një restorant. Do të paraqitim jetën e përditshme të bullgarit dhe kulturën tonë, traditën e nestinarëve (vallëzimet mbi prush), gjëra të cilat i kthejnë njerëzit prapa në të kaluarën.”

Ideja e skuadrës, e cila u klasifikua në vend të tretë, është që shtëpitë në fjalë të jenë si transhe e mbuluar. “Në fakt pemët nuk do të asgjësohen, por do të çrrënjosen dhe do të mbillen në një kopsht dimëror”. thotë  Cvetlin Bonev.

“Më bëri një përshtypje të mirë se këta fëmijë janë absolutisht kundër turizmit me alkool, që po vëzhgohet në “Sllënçev Brjag” dhe nuk duan që Bullgaria të ketë një imazh të tillë – komentoi Vera Petkançin, një drejtoreshë operative e Junior Achievement Bullgaria – Dëshira ime është që në Bullgari të zhvillohet një lloj tjetër turizmi. Të gjitha skuadrat, që u paraqitën, e thanë këtë dhe ajo u përkrah qartë. E bukura është se përveç sloganeve të përgjithshme si “Duam ta ruajmë natyrën”, u përpunuan konkretisht disa ide në këtë drejtim – për transportin ekologjik, për riciklimin e mbeturinave dhe për ujin mbeturinor. Studimi, që bënë në internet, ndihma e konsulentëve, e gjithë kjo kishte ndikim. Nga pikëpamja e sipërmarrësve ka disa gjëra, që mund të përmirësohen. Nuk ishte prekur mjaftë ana financiare – si më saktë do të financohet një projekt i tillë, nga do të vijnë të ardhurat, a do të arrijnë ato për mbulimin e shpenzimeve. Por me rëndësi është vizioni i tërësishëm dhe ndryshimi i pikëpamjes për turizmin. Mendoj se ka ardhur koha që kjo më në fund të realizohet, sepse duhet t’i vihet fund betonimit në masë dhe punëve ndërtimore.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD