Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po afrohen ndryshime në PSB

БНР Новини
Duke larguar nga posti i kryetarit të PSB-së, Sergej Stanishev dha të kuptohet se zëvendës i tij mund të bëhet ministri i tanishëm i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev (djathtas).
Foto: BTA

Në fund të javës kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (PSB) Sergej Stanishev shpalli se në kongresin e jashtëzakonshëm në fund të korrikut partia do të zgjedhë lider të ri. Në fund tëmuajit të kaluar Stanishevi befasoi partinë e vet duke dhënë dorëheqje si deputet në Parlamentin Bullgar që të bëhet i tillë në atë Evropian. Befasi sepse para zgjedhjeve evropiane ai pohonte, se po e kryeson listën e kandidatëve të PSB vetëm që të rit shanset e saj, ndërsa menjëherë pas shpalljes së rezultateve do të tërhiqet, sepse ka mjaft punë për të bërë në Bullgari (kupto si kryetar i PSB-së). Pra, lajmi nga fundjava se do të zgjidhet kryetar i ri i PSB po kështu është befasi. Shumë befasi për një kohë të shkurtër shkaktojnë ngatërrim dhe pikëpyetje të shumta.

Një prej pikëpyetjeve është pse PSB do të zgjedhë kryetar të ri, pasi vetëm para një jave anëtarë të zyrës së saj ekzekutive dhanë të kuptohet qartë se Stanishevi do të vazhdojë të jetë kryetar. Me siguri ndryshimi po diktohet nga kontradikta të forta të brendshme në parti dhe nga pakënaqësia që po forcohet nga udhëheqja e saj e tanishme. Nëse është kështu fjala është për ndërrim nën presion. Forma e presionit ishte edhe mbledhja para pak kohe jo formale e figurave të njohura nga PSB në shtëpinë e njërit prej tyre. Në takim morën pjesë edhe disa që deri para pak kohe ishin shumë afër udhëheqësit të parë të PSB-së. Një pikëpyetje tjetër është pse kryetari i PSB-së do të ndërrohet në fund të korrikut, dhe jo menjëherë. Vallë të mos jetë kështu pasi është i vërtetë plani i Stanishevit të jetë kandidat për komisionar evropian. Konfirmim zyrtar të kësaj hipoteze nuk ka, por ka indikacione se fjala është për këtë. Kryeministri Plamen Oresharski tha se do të konsultohet për kandidatin e Bullgarisë për komisionar evropian më 16 korrik me kryetarin e ri të Komisionit Evropian. Me siguri pikërisht për këtë ai nuk jep dorëheqjen para kësaj date, por ka ndër mend të bëjë këtë midis 23 dhe 25 korrikut.Kjo periudhë po thuaj ka koincident me momentin e shpallur nga Sergej Stanishevi për ndërrim në majën e PSB.

Shpallur personalisht nga kryetari i PSB-së, dhe jo nga organi kolektiv udhëheqës i partisë, ndërrimi i liderit në të vërtetë kondicion në të vërtetë me tensionin e lartë të brendshëm ndër socialistët. Stanishevi dha të kuptohet se zëvendës i tij mund të bëhet ministri i tanishëm i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev, por ai nuk është e vetmja kandidaturë. Zëvendëskryetarja e Parlamentit Maja Manolova po kështu shprehu gatishmëri të zërë postin. Duke theksuar se çdo lider i PSB duhet të deklarojë qartë a ka varësi ekonomike dhe Manolova kategorikisht deklaroi se ajo nuk ka asfare varësi ekonomike edhe të tjera ose lidhje me cilin do qoftë rreth ekonomik me siguri donte të thoshte se Stojnevi ka të tilla. Me siguri deri në fund të korrikut do të shfaqen edhe kandidatë të tjerë.

Tensioni i krijuar menjëherë pas përhapjes së lajmit për ndërrim tregon se, lufta për postin kryetar të PSB do të jetë e ashpër. Që do të ketë ndërrim të liderit është e qartë, por nuk është e qartë çfarë ndryshim do të sjell këtë në politikën e partisë dhe në jetën politike të Bullgarisë. Me Stanishevin po shkon edhe një lider në kohën e të cilit PSB për 13 vite pësoi 10 humbje elektorale dhe formoi koalicione që lanë pasoja negative dhe socialistët duhet të bëjnë analiza të ë thella dhe të bëjë konkluzione.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD