Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – viktimë e “luftës” për “Rrymën Jugore”*

Foto: arkiv

Uashingtoni – një prej lojtarëve të mëdhenj në krizën e gazit, bën përpjekje maksimale për t’i keqësuar marrëdhëniet e mira midis BE-së dhe Rusisë në sferën energjetike. Arma për këtë janë autoritetet e reja në Kiev. Akoma më tepër se pas avarisë së parë të gazsjellësit ukrainas, këtë herë realiteti duket më pak stabil sa u përket furnizimeve afatgjata të lëndës blu në Evropë. Ndër të tjera, akoma gjatë muajit mars një lider i grupazhit radikal ndërkombëtar “Sektori i Djathtë” kërcënonte për të hedhur në ajër gazsjellësin që kalonte përmes Ukrainës dhe në këtë mënyrë e privoi Rusinë nga mundësia për të transferuar gaz në Evropë. Mirëpo, Rusia arrin të gjejë tregje të reja të lëndëve djegëse. A do të gjejë Evropa furnizues të sigurt?

Qëndrimi i Komisionit Evropian ndaj projektit të rëndësishëm strategjik për BE-në “Rryma Jugore” gjithashtu është në kundërvënie me dëshirën e popullsisë evropiane për të marrë variantin më të lirë nga të gjitha variantet e mundshme për furnizimin e gazit rus nga një burim i sigurt.

Në Shtetet e Bashkuara me tempe të shpejta është duke u miratuar një ligj, i cili lehtëson procedurën e eksportit të gazit të lëngëzuar përtej kufirit. Kjo lëndë djegëse është më e shtrenjtë nga ajo ruse dhe vetëm vazhdimi i krizës ukrainase dhe ftohtësia në marrëdhëniet midis Moskës dhe Brukselit do ta detyrojnë Evropën për të blerë gaz amerikan.

BE-ja e ngriti çështjen e ligjshmërisë së shpërndarjes së kontratave për ndërtimin e segmentit bullgar të gazsjellësit “Rryma Jugore”. SHBA-të filluat ta presonin Bullgarinë për marrëdhëniet e saj afariste me kompaninë ruse “Strojtransgaz”, e cila gjendet nën goditjet e sanksioneve. Edhe ambasadorja amerikane në Bullgari Marsi Rajs e këshilloi biznesin bullgar për t’i shmangur bashkëpunimit me ndërmarrjet, për të cilat SHBA-të kanë vendosur sanksione.

Si rezultat i kësaj kryeministri Pllamen Oresharski dha urdhër për t’u ndërprerë puna mbi gazsjellës, që të konsultohet me Komisionin Evropian. Opozita, si dhe disa ministra, deklaruan publikisht se ai nuk ka të drejta për ta bllokuar njëanshëm projektin. Kryeministri i prekur bullgar duhej të ripohonte publikisht urdhrin e vet.

Kundërshtimet rreth “Rrymës Jugore” u thelluan në kohën më pak të përshtatshme për qeverinë bullgare – vendi u dëmtua nga përmbytjet e mëdha dhe dy banka bullgare u bënë viktima të shtytjes q; qytetarët t’i likuidojnë llogaritë e tyre bankare.

Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve presidenti bullgar Rosen Plevneliev shpalli qëllimin e vet për ta shpërndarë Parlamentin dhe të emërojë një qeveri teknike për zgjedhje të reja.

Ditën e hënë, gjatë ditës së parë të vizitës së ministrit rus të punëve të jashtme Sergej Llavrov në Bullgari, pothuaj kudo kryesorja në bisedimet e tij me autoritete bullgare ishte: Çfarë ndodh me “Rrymën Jugore”? Rusia ofron për të rifilluar punën e grupit të punës midis Rusisë dhe Komisionit Evropian, i cili më herët merrej me projektin. Edhe Moska, edhe Sofja janë t; bindur se madje të rishikohet “Rryma Jugore” në kuadrin e një Pakoje të tretë energjetike të BE-së, mund të bëhet përjashtim, siç ka ndodhur jo një herë deri tani.

Bullgaria dhe Rusia kanë lidhje shekullore shpirtërore dhe kulturore dhe duhet të krijojnë partneritetin e tyre mbi një themel pragmatik dhe të leverdishëm. Këtë e deklaroi  më 7 korrik Rosen Plevneliev, i cili bisedoi në Sofje me Sergej Llavrovin.

Bullgaria pret se ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” do të vazhdojë edhe përmes territorit të saj, disa javë pas marrjes së sqarimeve nga Komisioni Evropian.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD