Të dhënat për muajin qershor të 2014-ës në krahasim me këto për muajin maj të këtij viti tregojnë nivelin më të lartë të papunësisë që nga viti 2003. Aktualisht pak mbi 350 mijë (10.7 për qind) janë të regjistruarit në zyrat e punësimit. Shumë serioz duket problemi me papunësinë te të rinjtë – të regjistruarit deri në moshën 29 vjeçare janë më se 58 mijë. Mundësi për përparësi në këtë fushë jep skema “Punësimi rinor” e programit operativ “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore” në periudhën e viteve 2014-2020. Në ndihmë të bullgarëve të rinj jepen 17 mln euro.
Fillimisht 10 mln euro do të shpërndahen nga buxheti shtetëror dhe pas kësaj këto mjete do të rivendosen nga Komisioni Evropian. Ky instrument mundëson rreth 7 500 të rinj të fillojnë stazh apo trajnim në kushte reale të punës. Pikërisht projektet e punësimit të përkohshëm rinor janë mundësi për stazhierët që të tregojnë aftësitë e tyre gjatë praktikës gjashtëmujore, po ashtu të fitojnë njohuri. Orët praktike mund të jene në degën që ka ndjekur stazhieri në universitet ose në një fushë tjetër ku stazhieri ka njohuri bazë.
Çfarë është e veçanta në stazhin gjashtëmujor i cili stazh nuk përputhet me degën në universitet?
Shpjegon z. Asen Angellov, drejtor ekzekutiv i “Agjencisë së Punësimit”: “Në këtë rast emërohet trajnues i cili është i punësuar në firmën e dhënë dhe ai do të trajnojë të riun mbi specifikat e punës. Këta trajnues do të marrin të holla minimale shtesë.”
Deri tani në anketimin online mes punëdhënësve në Bullgari janë përfshirë 3700 veta, të cilët kanë deklaruar se në muajin shtator mund të nënshkruajnë kontratë për trajnues. Interesant është fakti se Sofja nuk është ndër qytetet kryesore. Në krye të anketimit është regjioni veriperëndimor për të cilin dihet se është më i varfri i Evropës. Pas kësaj vijnë qytetet Pazarxhik, Pleven, Plovdiv, Burgas etj. Kërkim më i madh vërehet në sferën e shërbimeve – kamerierë, shitës, banakier etj. Kërkohen po ashtu vende në sektorin e prodhueshmërisë, ndërtimit dhe metalurgjisë. Mezi 10 për qind e të punëdhënësve të anketuar kërkojnë që stazhieri të ketë mbaruar magjistraturën, pra arsim të lartë. Më së shumti kërkohen të rinjtë me arsim të mesëm ose me shkollë profesionale. 15 për qind e firmave të cilat morën pjesë në anketim, kërkojnë arsim bachelor. Pse punëdhënësit nguten të emërojnë njerëz të rinj? Përgjigja është e thjeshtë – pagat sipas programit i jep Evropa. Për sa para bëhet fjalë? Këtë e sqaron z. Angellov.
“Ky program disponon buxhet prej 17.5 mln eurove dhe këto para do të shpërndahen në periudhën e viteve 2014-2015. Ne shpresojmë se do t’ua sigurojmë stazhin së paku 8 mijë vetave.”
Për mendimin e shumicës së të rinjve të papunë, megjithë propozimin e favorshëm, ata nuk përfitojnë nga këto programe, sepse mungojnë informacione. P.sh., Teodora Ilieva, e cila është studente e vitit të dytë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” thotë se ka dëgjuar për këto programe, por jo me detaje. Ja se çfarë mendon edhe një studente tjetër:
“Quhem Maria Ivanova dhe jam në vitin e dytë në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë. Po studioj inxhinieri ndërtimi dhe shpresoj të gjej punë si projektuese. Aktualisht nuk jam punësuar, as kam dorëzuar dokumente te zyrat e punësimit për shkak të sistemit të ngadaltë dhe mungesës së informacioneve.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..