Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vishegradi në Ballkan, ose pse na nevojitet grupi B5

Foto: arkiv

Bashkëpunimi i përgjithshëm regjional në Ballkan – vetëm para 20 viteve kjo ide dukej utopi. Shtetet në regjion ishin shumë të larmishme – kishte anëtare të Traktatit të Varshavës, të NATO-s, kishte Jugosllavi si lider i Lëvizjes së të Painkuadruarve dhe Shqipëria e vetë izoluar. Ajo që nuk mund të mendohej dje, sot është domosdoshmëri, tha në intervistë për Radio Bullgarinë Lubomir Kyçukov – drejtori Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

“Starti i bashkëpunimit regjional ishte dhënë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë – në kohën e krizës, luftërave dhe shpërbërjes së Jugosllavisë – shpjegonLubomir Kyçukov. – Me iniciativë bullgare, pas vitit 1996, kur u thirr Konferenca e parë ministrore me pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme në Sofje, filloi ndërtimi shumë aktiv i rrjetit të strukturave më të larmishme për bashkëpunim regjional. Duke filluar nga Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – organizata e cila është kapela e të gjitha këtyre strukturave dhe kalohet përmes Këshillit për bashkëpunim regjional, që shërben për lidhje me BE, përmes organizatave të ndryshme sektoriale, përmes biznesit, mediave, institucioneve shkencore dhe duke arritur te sektori joqeveritar. Në praktikë po realizohet diçka që në konceptin bullgar tingëllon si “krijim i rrjetit të rrjeteve” në Ballkan. Më e rëndësishmja, sipas meje, është ndjenja e përkatësisë. Tashmë ka mjaft arsye të themi se në kuptimin politik të fjalës Ballkani është regjion.”

Ndërkohë pjesa e madhe e vendeve të regjionit u bënë anëtare të BE-së dhe të NATO-s. Kjo shtroi më rend të ditës çështjen për hapin tjetër – formimi i terrenit të ri të bashkëpunimit sipas shembullit të grupit të Vishegradit – ky grup i krijuar në vitin 1991 nga tre shtete post socialiste në Evropën Qendrore – Polonia, Çekosllovakia dhe Hungaria. Pas ndarjes midis Çekisë dhe Sllovakisë ai u kthye në Katërshen e Vishegradit. Në kohën e takimit të kryeministrave në Krakov, më 5 tetor të vitit 1991 janë përkufizuar pesë fushat prioritete për bashkëpunim të përbashkët: politika e jashtme, ekonomia, transporti, mjedisi dhe shkenca. Ideja për Vishegrad në Ballkan nuk ngrihet për herë të parë në hapësirën publike. Ajo duket shumë afër mendjes, por tepër larg akoma realitetit.

“Fjala është për proceset, që po zhvillohen jo në Gadishullin Ballkanik, por në Evropë – vazhdon Lubomir Kyçukov. –Kur flasim për B5 ose Ballkani 5 – grupi i cili mund të krijohet sipas modelit të Katërshes së Vishegradit kemi parasysh vendet që janë anëtare njëkohësisht të BE-së dhe të NATO-s – Greqia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Kroacia.Por më e rëndësishmja është se kjo nuk duhet të jetë një format i mbyllur, por më tepër i hapur në të cilin të përfshihet çdo vend tjetër i cili bëhet anëtar i BE-së në se ka vullnet politik për këtë duhet të jetë edhe pjesë e B-5. Nuk duhet të ketë asfare procedura për pranim, ose të drejta e vetës së ndonjë prej vendeve iniciatorë.”

Për pjesëmarrje në B5 ka vetëm një kriter të qartë – anëtarësi njëkohësisht në BE dhe në NATO. Si veprimtaria e Katërshes së Vishegradit, kështu edhe traditat e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadrin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore provojnë se një formë e tillë e lehtësuar nga ana organizative është si e mundshme, kështu edhe efektive. Në plan përmbajtës B5 mund të jetë platformë për konsultime, koordinim dhe bashkëpunim – në kuadrin e BE-së, mbi parimet e BE-së, në interes të vendeve pjesëmarrëse në këtë platformë, por edhe të të gjitha vendeve të Ballkanit dhe të BE-së në tërësi.

Bashkimi i përpjekjeve në sfera si energjetika, infrastruktura, ekologjia, transporti, komunikacionet, kultura dhe shumë të tjera, ku problemet tejkalojnë kufijtë e vendeve të veçanta dhe zgjidhje efektive mund të kërkohen në nivel regjional, me respektim të plotë të veçorive dhe prioriteteve kombëtare, do të ndihmonte për realizimin e objektivave të përbashkëta. B5 nuk duhet të pranohet si format të mbyllur. Këtu nuk bëhet fjalë për linja të reja ndarëse në regjion. Përkundrazi – në rastin po kërkohet efekti i përpjekjes së përbashkët përmes bashkimit të vendeve, që tashmë e kanë kaluar rrugën e vet drejt integrimit euroatlantik. Dhe në mbështetje të vendeve që tani po ecin në këtë rrugë dhe po plotësojnë kriteret për anëtarësi në këto dy organizata. Përmes krijimit të B5, Ballkani do të bënte hapin tjetër të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin e vet-kalim nga “bashkëpunimi në regjion” në “bashkëpunimin për regjionin”.Përveç kësaj, B5 mund të jetë përfaqësues i Ballkanit në Bruksel, që mbron interesat regjionale në formatet euroatlantike. Gjatë vitit 1996 Bullgaria luajti rol kyç për startin e strukturimin e bashkëpunimit regjional në Ballkan. Ndoshta erdhi koha që të ngrihet ideja, të diskutohet dhe të realizohet edhe hapi tjetër logjik në ndërtimin e arkitekturës së bashkëpunimit shumëpalësh në regjion – krijimin e Vishegradit të Ballkanit.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD