Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duoja Angell Stankov – Josif Radionov shënojnë 40 vite në skenë

Foto: arkiv personal
“Miqësi dhe dashuri ndaj muzikës” – kështu violinisti Josif Radionov formulon sekretin e bashkëpunimit 40-vjeçar krijues me kolegun e tij Angell Stankov. “Fakti, se ne të dy arritëm suksese të shumta në profesionin tonë, na ndihmoi shumë. Kur njeriu përqendrohet vetëm në një fushë, atëherë ai mërzitet shumë shpejtë.” Në këtë është i bindur violinisti dhe vazhdon: “Megjithëqë jemi miq që nga shkolla, ne jemi para se gjithash njerëz. Secili ka virtytet e veta dhe pikërisht kjo është në dobi të punës sonë të përbashkët. Gjatë këtyre 40 viteve të bashkëpunimit krijues, ne zhvilluam paralelisht edhe karrierat tona solo dhe pedagogjike. Vitet e fundit Angell grumublloi një përvojë të madhe edhe si dirigjent. Të gjitha ato veprimtari të shumanshme pasurojnë njeriun.”

Tandemi, i cili është mbajtës i një sërë dallimesh prestigjioze, për herë të parë doli në skenë në vitin 1975 me një koncert në sallën e Akademisë Muzikore. Atëherë të dy ata ishin studentë të porsa mbaruar dhe pedagogë, që bënin hapat e parë.

Të dy muzikantët do të shënojnë jubileun 40 vjeçar me një koncert në sallën “Bëllgarija”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Antonio Vivalldi, Pabllo Sarasate dhe Jozef Suk.

Angell Stankovi dhe Josif Radionovi incizuan koncertet e Vivalldit në vitet 90-të të shekullit të kaluar, por disku doli që në vitin 2011. Shkaqet për këtë i shpjegon profesori Angell Stankov: “Para kohe një kompani muzikore angleze kërkoi nga ne të incizojmë të gjitha 24 koncertet për dy violina të Vivalldit. E nisëm punën me mikun tonë, dirigjentin Allën Hejzëlldajn. Me të arritëm të incizojmë 6 prej koncerteve. Për fat të keq ai u sëmurë dhe u nda nga jeta. Ja përse puna pak u pezullua.”


Deri në fund të vitit 2014 shfaqjet e duos Angell Stankov – Josif Radionov do të jenë nën moton “40 vjet në skenë”. Dy muzikantët do të shënojnë këtë përvjetor me koncerte në qytetet Pazardzhik, Kazanllëk, Haskovo dhe Varnë.

Pyetjes çfarë këshilla u japin studentëve të Akademisë Kombëtare Muzikore Josif Radionov iu përgjigj:

“Nuk është lehtë, që në shekullin XXI të jesh muzikant klasik. Njerëzit, të cilët i kushtohen kësaj muzike, e kanë të qartë vështirësitë që do të hasin. Kështu që këshilli më i mirë është shembulli personal karriera jonë profesionale. Dhe më në veçanti të mos harrojnë se me kolegët duhet të kenë marrëdhënie të njerëzishme.”

Angell Stankovi shton: “Atë, që tha Josifi është me rëndësi të madhe. Në radhë të parë unë u këshilloj të bëhen njerëz. Jetojmë në një erë, në të cilën paratë janë gjithçka, edhe ditët tona janë të rreme. Shpesh herë ndodhemi në situata të vështira dhe mbetemi të gënjyer. Me profesionin tonë njeriu nuk mund të bëhet i pasur ose i njohur, por çdo ditë e ka privilegjin të prekë ndonjë gjë të madhe dhe të vërtetë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD