Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia e Mësuesit Petër Dënov frymëzon njerëz nga kultura të ndryshme

БНР Новини

Sivjet mbushen 150 vjet nga lindja e bullgarit të madh Petër Dënov, shkolla e të cilit ka frymëzuar mijëra njerëz nga mbarë bota. Petër Dënov ka lindur në fshatin Nikollaevka të rrethit të Varnës. Babai i tij ka qenë prift. Pasi ka mbaruar teologji dhe mjekësi në Universitetin e Bostonit në ShBA, Petër Dënov është kthyer në Bullgari dhe këtu ka botuar librin e tij të parë “Shkenca dhe edukimi”. Së bashku me ithtarët e tij Petër Dënov ka themeluar Shoqërinë për ngritjen e shpirtit fetar të popullit bullgar. Kjo shoqëri është e njohur si Vëllazëria e Bardhe.

“Deri në vitin 1914 Mësuesi ka ligjëruar shumë në qytete të ndryshme të Bullgarisë – rrëfen znj. Galja Gerasimova, menaxhere e Shtypshkronjës “Vëllazëria e Bardhe”. – Biseda e tij e parë publike “Ja njeriu” vendosi bazën e ciklit të së dielës “Forca dhe jeta”. 30 vjet radhazi, çdo të diel Petër Dënov ka folur para publikut. Ka më se 1600 biseda të së dielës, në të cilat ka rrëfyer për dashurinë, besimin, shpresën, urtësinë dhe të vërtetën, pra pesë virtytet themelore. Këto ishin shtyllat e shkollës së tij. Leksionet e tij janë të aplikueshme në çdo një çast të jetës sonë të përditshme. Shkolla e Petër Dënovit është universale. Në të përfshihen këshilla për të jetuar më mirë, rregulla të vogla të jetesës së përditshme, ana psikologjike e fizike e njeriut, sjellja ndaj botës, filozofia etj.”


Trashëgimia e Petër Dënovit është grumbulluar në më se 5 000 leksione. Përveç bisedave kushtuar mënyrës së jetesës, Mësuesi ka më se 150 vepra muzikore, të cilat arrijnë me anë të vibracioneve delikate në shtresat më të thella të shpirtit njerëzor. Petër Dënov është themeluesi i së ashtuquajturës “valle panevritmi”, e cila vë në harmoni shpirtin dhe trupin e njeriut me mjedisin rrethues. Me rast të përvjetorit të tij të 150-të në Bullgari organizohen leksione të hapura, koncerte dhe aktivitete të tjera të cilat rikujtojnë veprimtarinë e pasur të Mësuesit: praktikat e tij në zhvillimit individual përmes ngritjes së shpirtit dhe filozofinë e tij e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë të huajve. Programi jubilar përfshin një ekspozitë me fotografi dokumentare të cilat “zbulojnë” historinë e Kopshtit të Petër Dënovit në lagjen “Izgrev” të Sofjes.

“Mësuesi e ka themeluar lagjen – vë në dukje znj. Galja Gerasimova. – Që nga viti 1921 Petër Dënov ka çuar nxënës atje. Pesë-gjashtë vite më vonë filluan të shfaqeshin baraka rreth e rrotull sallonit ku Mësuesi ka ligjëruar. Vendi ka qenë tokë e mbjellë me hardhi dhe pemë dhe pikërisht atje Petër Dënov ka preferuar të çlodhej. Edhe sot e kësaj dite në Kopshtin e Petër Dënovit vijnë çfarëdolloj njerëzish – studentë të cilët luten për paraqitje të suksesshme në provime, të dashuruar të cilët luten për dashuri, të sëmurë të cilët kërkojnë kurim. Çdonjëri i cili është ulur atje e ndien veten plot gëzim dhe mirënjohje.”


Pasi u largua nga jeta në moshën 80-vjeçare më 1944, trupi i pajetë i Petër Dënovit u vendos pikërisht në këtë Kopsht. Sipas fjalëve të znj. Gerasimova, Kopshti është si një tempull ku ndihet prania e Mësuesit.

“Mendoj se Kopshti i Petër Dënovit është magjike – thotë znj. Sofija Zllateva, e cila e frekuenton vendin. – Kur jam atje ndiej një farë lehtësie dhe frymëzimi. Shpirti im bëhet i pastër dhe ana ime hyjnore po zgjohet. Në këtë vend njeriu mund “të dëgjojë” heshtjen në formën e saj të pastër, rrahjen e zemrës dhe të ndiejë bukurinë e shpirtit të vet. Në Kopshtin e Petër Dënovit mund të shohësh anën hyjnore të secilit pikërisht për shkak të energjisë së Mësuesit, e cila energji është e gjallë, e pastër dhe e përkryer.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD