Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja e pop-it Zhana Bergendorf – jetë plot muzikë dhe sfida

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Vitet e fundit shumë interpretues të rinj u popullarizuan në Bullgari falë shouve televizive live. Një yll i tillë muzikor është Zhana Bergendorf, e cila fitoi “X Factor 2013”. Deri sa të arrijë në këtë moment të rëndësishëm, muzikantja ka bërë rrugë të gjatë profesionale. Kur ka qenë fëmijë ajo ka kënduar në grupin muzikor të fëmijëve “Vrabçeta”. Pasi ka mbaruar arsimin e mesëm Zhana ka shkuar në Azi ku ka punuar gjashtë vite me një grup të rokut.

“Në moshën 18 vjeçare shkova në Korenë e Jugut për të kënduar – tregon Zhana. – Familja ime ishte dakord me udhëtimin e gjatë që ndërmora. Atje pata shumë punë por sigurisht fitova dhe shumë njohuri të rëndësishme për një artist. Pas kësaj u riktheva në Bullgari ku vazhdova karrierën time të këngëtares.”

Zhana ka jetuar në kohë të pacaktuar në Danimarkë, kur për herë të parë ka marrë pjesë në “X Factor”. Dhe pas kësaj këngëtarja është vendosur së bashku me familjen e saj në Sofje.

“Pasi u ktheva në Bullgari pothuajse çdo natë kam paraqitje para publikut të klubit sofijanas “Swingin' Hall”. Jam shumë mirënjohëse sepse muzikantët më pranuan shumë mirë. Bashkëpunoj me Stojan Jankullov – Stunxhin, Vili Stojanovin, Misho Josifovin dhe muzikantë të tjerë shumë të talentuar. Ata më mësuan në shumë gjëra të dobishme për këndimin, më bënë të ndihem mirë në skenë dhe me provokuan të interpretoj xhaz, që është stil i ri për mua.”

Për sa i përket “X Factor“-it në Bullgari gjatë 2013-ës, Zhana komenton: “Mësova disa teknika të sjelljes para kamerës. Fillimisht për mua ishte shok, sepse e dija se shumë njerëz me ndiqnin live në televizor. Gjatë shout stimuli më i madh ishte djali im Leon, mendoja vetëm për të para se t’i ngjitja skenës.”

Para pak kohësh Zhana mbërriti në Sofje nga Londra, ku ka incizuar këngën e saj debutimi. “Në Londër producentët më propozuan që të bëjë version të këngës “Remember Me” së bashku me ekipin bullgar “Samuraj”. Versioni im quhet gjithashtu “Samuraj” dhe është sipas tekstit të Rushi Videnlievit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD