Data 1 marsi i vitit 1941 në historinë bullgare është lidhur me ndjenje të ndryshme dhe vlerësime ekstreme. Në këtë datë Bullgaria iu bashkohet Paktit Trepalësh. Si rezultat për një kohë të shkurtër ajo i kthen një pjesë prej territoreve të saj që ishin shkëputur gjatë Luftës së Parë Botërore me Traktatin e Njoit nga viti 1919. Gjatë pranverës së vitit 1941 bullgarët jetojnë me gëzimin e bashkimit kombëtar. Pas koordinimit me Gjermaninë dhe Italinë qeveria dërgon ushtri në një varg territoresh të populluara nga bullgarët. Atje Ushtria Bullgare pritet në shumicën e vendeve si çlirimtare, ndërsa mbreti Boris është shpallur “Mbret bashkues”. Fillon ndërtimi i shkollave të reja, spitaleve, porteve, zonave industriale, rrugëve.
“Zotërinj deputetë, jam i lumtur që sot po ju shoh përsëri të mbledhur në këtë ndërtesë të shenjtë dhe nga zemra po ju them mirë se erdhët. Politika e jashtme e vendit tonë në këtë ditë vendimtare është përcaktuar përfundimisht. Ajo vazhdon të zhvillohet nga qeveria me vendosmëri në kuadrin e Paktit Trepalësh dhe kundër Kominternit. Kjo politikë mbështetet mbi bashkëpunimin e sinqertë dhe të përzemërt me forcat e Boshtit dhe aleatët e tyre. Bullgaria e përfshirë në idetë për ndërtimin e rendit të ri evropian, i cili do të garantojë një paqe të qëndrueshme me gatishmëri ofron bashkëpunimin e vet për realizimin e këtyre ideve. Zotërinj deputetë, populli ynë i përkushtuar punës së devotshme me ndërgjegjen e plotë për momentet historike, që përjetojmë vlerëson masat e qeverisë për parandalimin e çdo veprimtarie kundër shtetit dhe qëndron unik dhe të bashkuar.”
Qeveria në të vërtetë ka mbështetje të fortë në këtë moment, sepse arrin të ruaj vendin nga shpartallimin ushtarak nuk dërgon reparte bullgare në frontet dhe ia bashkon vendit po thuaj të gjitha territoret të populluara nga bullgarë. Por suksesi është i përkohshëm. Në fund të po këtij viti qeveria bullgare nën presionin e Gjermanisë u shpallë të ashtuquajturën “Luftë simbolike” SHBA-së dhe Anglisë. Por ajo përfundon në mënyrë jo simbolike – me goditje të rënda ajrore të aleatëve mbi Sofjen dhe mbi qytete të tjera gjatë viteve 1943-1944. Bashkimi i shkurtër shtetëror i trojeve të populluara me bullgarë mbetet i pa ligjësuar sepse nuk është vulosur me firmat e Fuqive të Mëdha. Kështu në vitin 1944 Bullgaria përsëri kthehet në kufijtë e saj të vjetra, të ngarkuar me reparacione të mëdha për shkak të pjesëmarrjes në Paktin Trepalësh.
Ushtria gjysmë milionëshe bullgare përfshihet në luftën, pasi Bullgari kalon në anën e aleatëve gjatë vjeshtës së vitit 1944. Rreth 32 mijë e 500 janë viktimat bullgare në luftën me Gjermaninë. Me gjithë kontributin e Ushtrisë Bullgare, vendi mbetet në izolim ndërkombëtar dhe bie në sferën sovjetike të ndikimit
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..
A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..
Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..