Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sopranoja Svetlla Vasileva incizon album me Orkestrën e Radios

БНР Новини
Foto: BGNES

Sopranoja bullgare Svetlla Vasileva ka pushtuar teatrot botërorë. Ajo u është ngjitur skenave në Evropë, Amerikë, Japoni dhe Australi. Mirëpo, veprimtaria e saj nuk njihet shumë në Bullgari. Menjëherë pasi Svetlla Vasileva mbaroi Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov” në Sofje, ajo u vendos në Itali. Bashkëshorti i saj është italian, ka një vajzë 11 vjeçe e cila quhet Jume. Kjo e fundit udhëton rreth e rrotull botës së bashku me të ëmën. Së bashku ishin edhe në Bullgari, ku sopranoja incizoi album me Orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare.

CD-ja përfshin 12 vepra melodike e të njohura nga Pavaroti dhe Boçeli (Torna a Surriento, Non ti scordar di me etj.). Media jonë është producent i albumit të saj. Ky i fundit pritet të dalë gjashtë vjeshtës së këtij viti. Pesë ditë radhazi sopranoja ka kaluar në shoqërinë e muzikantëve të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Veprat e incizuara u dirigjuan nga Marçello Rota, me të cilin Svetlla Vasileva bashkëpunon vite të tëra. Gjatë ditës së fundit të incizimeve në studio erdhi violinisti i njohur botërisht Vasko Vasilev, i cili adhuron veprimtarinë e sopranos bullgare. Në incizimet u përfshi dhe vajza e Svetlla Vasilevës. E reja e di shumë mirë bullgarishten.

Снимка“Ishte një moment shumë emocionues. Kurrë më parë nuk kam interpretuar para publikut – tha Jume. – Nëna më thirri që t’i ngjitem skenës. Ishte improvizim nga ana e saj. Që nga mosha e vogël më pëlqen muzika, kam mësuar piano dhe violinë, por ende nuk ka zgjedhur profesion të caktuar. Kam një kalë të vogël dhe ëndërroj të shkojë në gara të kalërimit. Kam bërë udhëtime në mbarë botën. Më bëhet qejfi të vizitojë gjyshen time në qytetin e Dobriçit, po ashtu më pëlqejnë të këndoj bashkë me nënën.”

Svetlla Vasileva ka nënshtetësi bullgare dhe italiane, por gjithmonë ka theksuar se ndihet bullgare. Kur udhëton nëpër botën, sopranoja e ka familjen pranë. “Nëse artisti arrin suksese në anën profesionale, ky është sukses i madh, por nëse arrin të krijojë një familje të fortë – ky është sukses dy herë më i madh” – thotë sopranoja bullgare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD