Sopranoja bullgare Svetlla Vasileva ka pushtuar teatrot botërorë. Ajo u është ngjitur skenave në Evropë, Amerikë, Japoni dhe Australi. Mirëpo, veprimtaria e saj nuk njihet shumë në Bullgari. Menjëherë pasi Svetlla Vasileva mbaroi Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov” në Sofje, ajo u vendos në Itali. Bashkëshorti i saj është italian, ka një vajzë 11 vjeçe e cila quhet Jume. Kjo e fundit udhëton rreth e rrotull botës së bashku me të ëmën. Së bashku ishin edhe në Bullgari, ku sopranoja incizoi album me Orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare.
Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..
"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..
A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..