Vera e sivjetshme na solli befasi të shumta prej shiu, temperaturat çdo ditë shkojnë kur përpjeti kur poshtë. Por kjo nuk ndryshon faktin se, tradicionalisht gjatë kësaj stine njerëzit kërkojnë një ushqim më të lehtë. Mishi i derrit dhe tavolinat plot ushqime i lenë vend frutave dhe perimeve të freskëta, të ngrënieve të shpeshta dhe të lehta, të peshkut. Mjekë dhe dietologë për vit të radhës këshillojnë: “në ditët e nxehta hani peshk dhe pini më shumë lëngje”!
Del se, thashethemet se nëpër det hahet kryesisht peshk i huaj, nuk janë shumë të vërteta. Tregtarët thonë se pjesa më e madhe nga peshqit detar, të cilët i propozojnë janë bullgarë. Peshqit e importuar janë më tepër cipura dhe levreku dhe ato vijnë nga fqinja jonë jugore Greqia, si dhe kalavaret dhe oktapodi. Kjo është kështu sepse Deti Mesdhetar është shumë më i pasur me peshk nga Deti i Zi.
Cili pikërisht është peshku, të cilin e ha bullgari në det?
Përgjigjet Pavlin Lesidrenski, i cili është drejtor i një restoranti të madh të peshkut në qytetin detar Varna. “Gjatë periudhës së pushimit të vet në det bullgari mban të hajë peshk bullgar, mjaft që ai të jetë i freskët. Shumë i kërkuar është kallkani, pavarësisht se kushton mjaft.”
Turistët e huaj nëpër vendpushimet tona detare po kështu janë adhurues të peshkut bullgar. Ata e dinë se, propozojmë dhe peshk grek, por ato nuk u janë interesant. Përse është kështu? Sqarimi është i thjeshtë – jashtë shtetit çdo një treg i peshkut i propozon këta peshq me çmime të arsyeshme, sepse janë mes klasës masive të detarëve. Akoma për dëshirat e turistëve të huaj në restorantet detare bullgare:“Të huajt po kështu kërkojnë një peshk të imët detar. Gjithmonë pyesin se çfarë lloj peshku të freskët vendas propozojmë – tregon z. Lesidrenski. – Rusët për shembull ngulmojnë tek kallkani, me qenë se në Rusi ai është mjaft më i shtrenjtë sesa në Bullgari dhe është një peshk i kërkuar mjaft prej tyre.”
I dukshëm është interesi ndaj ushqimeve të ndryshme prej peshku, por si qëndron çështja me çmimet?
“Për të huajt ato janë pothuajse pa para, por për xhepin tonë nuk është krejtësisht kështu – është i mendimit z. Lesidrenski. – Kallkani është më i shtrenjtë, por një porcion peshku kushton sa një porcion prej mishi të pulës dhe të derrit. Për inkurajimin e konsumit të peshqve pak më të shtrenjtë, disa punonjës restoranti bëjnë çdo javë promovim të llojeve të ndryshme peshku. Kështu secili mund të hajë nga të gjitha specialitetet detare. Bullgarët mbetemi tradicionalist dhe nuk drejtohemi drejt llojeve ekzotike për ne.
Çfarë kërkohet dhe propozohet më shumë në restorantet detare?
“Bullgarët nuk eksperimentojnë shumë. Propozojmë dhe askaride, oktapod, kallamar dhe midhje. Por më shumë i përmbahemi tradicionales. Midhje në bazë të recetës bullgare (midhje me guaska dhe oriz) është një nga gjellët e preferuara vendase. Nuk eksperimentojmë me gjëra se shija e ëmbël dhe e thartë, sepse kjo nuk u pëlqen dhe kaq bullgarëve. Nga këto pranohet më mirë sushi. Nga peshqit e lumit një sukses më të madh ka strofa bullgare. Të gjitha peshqit përgatiten kryesisht të skuqura ose më tepër në skarë me garniturë, që të mos të humbasë shija e vërtetë.”
Konkluzioni për peshkun dhe bullgarët është i qartë – pa eksperimente, të jetë nga Deti i Zi dhe në skarë!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..