Zhurma e shatërvanit është tipike në një prej vendeve më të vizituara dhe artistike në qendër të Sofjes. Bëhet fjalë për Kopshtin e Qytetit, i cili është më i njohur si Kopshti i Vogël para Teatrit Popullor. Gjatë ditëve të para verore parku nuk mbetet i zbrazët kurrë. Përveç se është vend takimesh, koncertesh dhe ekspozitash në të hapur, tregjesh dhe shfaqjesh të ndryshme kulturore, kopshti është një prej vendeve më të dashura të banorëve të kryeqytetit. Ai i tërheq sofjanasit me freskinë e shatërvanit, madhështinë e godinës së Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, me shpirtin e Galerisë së Arteve Figurative të Sofjes dhe me statujat e bukura në hapësirën e parkut, të cilat janë pjesë e atmosferës së këndshme të këtij vendi.
Kopshti është një vend i preferuar nga njerëzit e çdo një moshe. E vizitojnë sofjanasit e brezit më të moshuar, të cilët mbajnë mend hollësi interesante për vendin.
Ja se çfarë na tregoi një sofjanase e moshuar: “Ka shumë humor në këtë kopsht, në të njëjtën kohë Teatri Popullor është përballë dhe prandaj po vij këtu me një kënaqësi të madhe. E vizitoj kopshtin që prej mjaftë vitesh dhe më kujtohet se në të kaluarën mu para Teatrit Popullor kishte një statujë shumë të bukur të një njeriu të vogël. Më vjen keq se ajo tashmë nuk është këtu, kjo ishte para mjaftë kohe.”
Teatri Popullor u ndërtua në vitin 1907 në vendin e teatrit të vjetër “Themeli” sipas projektit të arkitektëve nga Vjena. Në vitin 1928 ishte dërguar teknikë skenike nga Gjermania, teknikë, të cilën kanë pasur vetëm teatrot më të mirë evropianë, teknikë kjo që funksionon edhe sot e kësaj dite. Gjatë inaugurimit të tij solemn më 3 janar 1907 një grup studentësh e fishkëllyen princin Ferdinand I dhe ai vendosi për ta mbyllur Universitetin e Sofjes për 6 muaj. Deri në vitin 1999 në Kopshtin e Qytetit ndodhej Mauzoleu i Georgi Dimitrovit, udhëheqësi i Partisë Komuniste Bullgare dhe sekretar i përgjithshëm i Kominternës, kryeministër i Bullgarisë. Pas shkatërrimit të mauzoleut atje hapet një pamje e mrekullueshme drejt Galerisë Kombëtare të Arteve.
Vizituesit e rregullt të Kopshtit të Qytetit janë shahistët dhe nënat me fëmijë, kurse lëndinat janë vendi i dashur i të rinjve, të cilët shtrihen, duke biseduar, i bien kitarës, apo dëgjojnë muzikantët në rrugë.
Dobri punon afër dhe e viziton shpeshherë kopshtin...“Shatërvani është shumë i bukur, iniciativa lidhur me panelet informative, ekspozitat gjithashtu janë shumë interesante. Vendi mirëmbahet i gjelbër dhe duket shumë i mirë.”
Allbena e viziton kopshtin shpeshherë, sepse ky është një prej vendeve të saj më të dashura në Sofje. “Për mua ky është vendi, ku takohem me miqtë e mi. Më pëlqen, sepse jemi në qendër të qytetit, ka shumë njerëz, njeriu mund të shohë fytyra të njohura. Mund të ulesh në të hapur, pa dëgjuar zhurmën e veturave.”
Ja një grua, e cila thjeshtë pushon në qendër të qytetit:“Banoj afër dhe më pëlqen për të ardhur këtu. E vizitoj këtë vend shpesh, që të lexoj libra dhe të shkruaj tregime. Më pëlqen atmosfera, sepse ka shumë njerëz të buzëqeshur, dëgjoj të qeshurit e fëmijëve, vendi është i gjallëruar...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Hristina Taseva
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet shtegtuese të egra. Sipas rregullave të përcaktuara, gjuetia kryhet vetëm gjatë ditës – një orë para lindjes..
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një..
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të..