Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i XXIII-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Vera e Varnës”

БНР Новини
Foto: BGNES

Muzeu arkeologjik në Varna përsëri do të kthehet në skenë të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Vera e Varnës”. Themeluar gjatë vitit 1992, ai zhvillohet me iniciativë të saksofonistit Anatoli Vapirov. Çdo vit miqtë e qytetit të bukur detar bëhen dëshmitarë të një takimi, i cili ka mbledhur xhaz interpretues të talentuar nga skajet e ndryshme të botës. Nga data 31 korrik deri më 3 gusht hapet edicioni i tij i XXIII.

“Në sajë të fondacionit “Amerika për Bullgarinë” e bëjmë festivalin sivjet jo 3 për 4 ditë. Muzikantë prej 14 shteteve do të vijnë për vizitë në Varna në projektet e ndryshme ndërkombëtare – tregon Anatoli Vapirov. – E reja është se, për herë të parë do të vijnë muzikantë nga Japonia, Serbia dhe Sllovenia. Sipas traditës e hapim forumin me muzikë bullgare më 31 korrik. Saksofonisti Dimitër Liolev do të paraqes albimin e tij më të ri “Rodopoloxhi”. Pas tij, në skenën e muzeut do të dëgjojmë interpretime të “Koçetov Kvintet” nga Serbia. Vokal i tij është një këngëtare e shkëlqyer, e cila sipas meje do të pëlqehet shumë nga publiku – Ksenia Koçetova. Grupi propozon kompozicione origjinale dhe interesante në xhazin modern. Shpresoj që programi të pëlqehet nga dëgjuesit.”

Më 1 gusht Festivali “Vera e Varnës” vazhdon me koncert të pianistit bullgar Pllamen Karadonev dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Elena Koleva. Prej viteve të dy jetojnë dhe punojnë në Boston dhe tani në Bullgari prezantojnë albumin e vet të ri. Pas tyre në skenë polaku Tomas Kudak i cili i bie trumbetës do ta përqendrojë vëmendjen e publikut me kvintetin e vet “New Bon Quintet”.

Ngjarja muzikore vazhdon më 2 gusht me kitaristin Mirosllav Ivanov. Ai do të prezantojë albumin e vet “Directions”, kurse pianistja italiane Federika Kollanxhello do të përfundojë mbrëmjen me xhaz-bandën internacionale në projektin Akvafonika. Kjo është një fjalë e formuar prej saj, e cila gërsheton në vetvete improvizim me frymën e xhazit të instrumentalistve nga Japonia, Holanda, Sllovenia, Italia dhe Bullgaria.

Mbrëmja e fundit në oborrin e Muzeut Arkeologjik do të paraqiten dhe muzikantë nga Ukraina, pas së cilës Anatoli Vapirov do ta përfundojë festivalin me projektin e vet “No/Net”, në të cilin mbledh në një skenë të përbashkët Stojan Jankullovin-Stunxhi, Hristo Jocov, Antoni Donçev, Jëlldëz Ibrahimova si dhe instrumentalistë nga Rusia, Lituania dhe Gjermania.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD