Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Panagjurishte restauron trashëgiminë e vet rilindëse

БНР Новини
Shtëpia e Dudekovit

Katër shtëpi të lashta rilindëse në qytetin Panagjurishte rikthyen shkëlqimin e vet pas restaurimit me mjete mbi Programi Operativ “Zhvillim Regjional” 2007-2013. Projekti i quajtur “Panagjurishte – kryeqyteti i lirisë”, na kthen drejt kohës heroike në luftërat çlirimtare të bullgarëve.

Shtëpia e TutevitMe shtëpinë e Tutevit, më 20 prill 1876 është e lidhur një ngjarje e lavdishme në historinë tonë vendase: “Që këtu dhe komiteti revolucionar i Panagjurishtes në krye me Pavell Bobekovin, Panajot Vollov, Gjeorgji Benkovski, Zahari Stojanov dalin nga kjo portë, е ruajtur deri më sot dhe u njoftojnë banuesve të qytetit se kryengritja është shpallur”, tregon rregulluesja e përgjithshme në Muzeun Historik të qytetit, Irina Boteva.

Shtëpia e  LekovitPronari më i kamur i shtëpisë Ivan Tutev po kështu ka marrë pjesë në veprimtarinë revolucionare. Jo larg prej saj është dhe shtëpia e Ivan Lekovit – një tregtar i pasur tek i cili ka qëndruar Vasill Levski (themelues i një rrjeti të tërë prej komiteteve revolucionare). Godina është e njohur me mbishkrimet e veta unikale. Shtëpia e Dudekovit ka strehuar dhe ka fshehur dhjetëra gra, fëmijë dhe pleq gjatë shuarjes së kryengritjes.

Shtëpia e Rajna PopgjeogjievësGjatë ndezjes së qytetit sikurse në bazë të një çudie ka shpëtuar dhe shtëpia e mësueses 20 vjeçe Rajna Popgjeogjieva, e quajtur nga bashkatdhetarët e vet Rajna Knjaginja. Ajo ka qëndisur flamurin kryesor të kryengritjes me një luan të ngritur dhe moton “Liri ose vdekje”, kurse në ditën e bekimit të tij, e hipur në kalë bashkë me “kalorësinë fluturuese” të Benkovskit kalon përmes qytetit. Fati i mëtejshëm dramatik i mësueses së re dhe të banuesve të Panagjurishtes, viktimat e shumta gjatë shtypjes së kryengritjes në tokat bullgare shkaktojnë një jehonë të fortë. Për kauzën tonë kombëtare dalin në mbrojtje personalitete si Viktor Jugo, Tollstoji, Dostoevski, Garibaldi, Uiljam Glladston, gazetariXhenjuariës Makgahan... Me mjete nga projekti banuesit e qytetit tepër mirënjohës kanë ndërtuar murin e mirënjohjes, në të cilin kanë shkruar emrat e tyre dhe akoma shumë emra të tjerë të njerëzve të cilët kanë kontribuar për zgjidhjen e “çështjes bullgare”dhe në fund të fundit –për çlirimin e Bullgarisë.

Muri i mirënjohjesÇfarë tjetër është bërë nga projekti?

“Një meremetim me themel dhe rekonstruim të Muzeut Historik në qytetin Panagjurishte – tregon drejtuesi i projektit, Vellko Sapunxhiev. – Aty është ndërtuar një qendër informative për vizitorë me sallë audio-vizuale, janë aranzhuar ekspozita në katin e dytë dhe në hyrje, në bazë të planit modern tematik-ekspozues. Në mënyrë grafike është formuar dhe një ekspozitë muzesh.”

СнимкаNë kuadrin e projektit është parashikuar t’i bëhet remont dhe të rifreskohet infrastruktura përkatëse pranë atraksioneve turistike. Janë shtruar rrugët dhe trotuaret, remonti i tyre është i përshtatur me kërkesat për prani të njerëzve me mundësi të kufizuara për lëvizje. Janë vënë dhe tabela informative te katër hyrjet e qytetit, të cilat i drejtojnë miqtë drejt Qendrës Turistike Informative dhe kureshtjeve bazë. Sipas kryetarit të bashkisë të qytetit Panagjurishte, Nikolla  Belishki projekti do të ndërtohet më tej, që të mund të bëhet qyteti edhe më tërheqës për turistët.

“Mund të lavdërohemi unë dhe ekipi im, me faktin se, gjatë 2 vjetëve të fundit këtu po realizohen projekte me një vlerë të përgjithshme për mbi 50 mln euro, ku mbi 40 milionë euro janë në bazë të Programeve Operative “Mjedis rrethues”, “Zhvillim regjional”, “Kapacitet Administrativ” e kështu me radhë. Kemi dhe projekte nën formën e partneritetit publik-privat për mbi 15 milionë euro. Ne asnjëherë nuk e kemi shikuar asnjë prej tyre si diçka të veçantë. Përkundrazi, të gjitha këto i lidhim në mënyrë komplekse. Ideja është një e vetme: qyteti Panagjurishte të ruajë frymën dhe traditat e veta.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD