Metamorfoza e Shpëtimtarit (6 gusht) është nga festat, të cilat nderohen që vitet e para të krishterimit. Cilat janë zakonet popullore lidhur me Metamorfozën e Shpëtimtarit?
Pjetër, Jakob dhe Joan janë tre nxënësit, të cilët Jezu Krishti i ka përcjell në malin Tovar në Galile. Aty Shpëtimtari ka rënë në lutje të thellë, fytyra e tij ka ndryshuar dhe rrobat e tij kanë marrë ngjyrë të bardhë që shkëlqen. Tekstet fetare dëshmojnë për lavdinë me të cilën Jezu Krishti është përqafuar. Pranë tij janë shfaqur dy burrat – profetët Moisiu dhe Ilia. Këta të fundit kanë folur për vdekjen e Jezu Krishtit në Jerusalem. Pjetër ka propozuar që t’u vihet dritareve mbuluese kundër diellit dhe që Jezu të mbetet në mal. Atëherë në qiell është shfaqur një re prej së cilës është përhapur zëri: „Ky është Djali im i dashur. Dëgjojeni atë.“ Për të gjithë është bërë e qartë prejardhja e Krishtit dhe e parashikuara prej tij mbretëri. Pasi ka marrë formën e njeriut, Jezu Krishti u ka thënë ithtarëve të tij se mund të flasin për atë që kanë parë kur të shpërfytyrohet. Ky shpërfytyrim hyjnor është në bazë të festës Metamorfoza e Shpëtimtarit. Zakonet dhe traditat popullore lidhur me 6 gushtin kanë të bëjnë me ndryshimet që pëson njeriu. Këto ndryshime pasqyrojnë dëshirën tonë për sjellje të drejtë në pajtim me ligjet hyjnore.
Në përfytyrimet popullore Metamorfoza e Shpëtimtarit ndan stinën e verës nga stina e vjeshtës. Dielli i kthen shpinë verës dhe njëkohësisht drejtohet te dimri. Dita shkurtohet, gjarpërinjtë dhe hardhucat fshihen në gropa, dallëndyshet fillojnë të grumbullohen për rrugëtimin e tyre drejt jugut. Në disa fshatra të maleve Rodope besohet se Zoti hedh një brazdë që simbolizon fillimin e mbjelljes. Pohohet se mbrëmjen para festës në qiell hapet një derë hyjnore ku shfaqet Krishti për të plotësuar dëshirat e njerëzve. Në shumë vende të Bullgarisë nënat u kanë thënë fëmijëve që të vërejnë qiellin për të mos humbur momentin e Shpërfytyrimit të Krishtit dhe po ashtu të luten për shëndet dhe begati. Fëmijët i kanë mësuar se kjo është koha e bilancit dhe e ndryshimit të brendshëm – para se të ndryshojë natyra.Zakoni më i përhapur lidhur me Metamorfozën e Shpëtimtarit është bekimi i rrushit. Rrushi i parë i pjekur çohet në kishë ku prifti e bekon atë. Pas kësaj rrushi shpërndahet mes familjarëve. Bekimi i rrushit është momenti kyç – nga rrushi prodhohet vera, e cila simbolizon gjakun e Jezu Krishtit. Në traditat bullgare nuk lejohet të hahet rrushi para liturgjisë kishtare kushtuar Metamorfozës së Shpëtimtarit. Te bullgarët në verilindje ekziston besimi lokal se nuk lejohet të hahet rrush i kuq dhe shalqi të kuqe. Ndryshe, në fytyrë dalin pika. Në disa rajone në vend të rrushit në kisha çohen manaferra. Besohet se Djalli ka krijuar manaferrat për t’i joshur njerëzit që të hanë së pari manaferra dhe jo rrush, i cili është fruta e parë e Zotit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..