Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rafi Bohosjan komandon me buzëqeshje dhe këngë

БНР Новини
Foto: BGNES

Rafi Bohosjan ka lindur në Burgas dhe është vetëm 21 vjeç, por tashmë është një prej yjeve të reja të muzikës pop në Bullgari. Ka mbaruar Gjimnazin e Tregtisë në qytetin e tij të lindjes dhe u bë fitues në edicionin e parë të konkursit muzikor “X Factor” gjatë 2011-ës.

“Fillova të këndoja në shtëpi që si i vogël, kurse profesionalisht fillova të merresha me këndim me shaka, në shoun “X Factor”. Më pëlqen të dëgjoj muzikë, më pëlqen të këndoj, por nuk kam menduar kurrë se kjo mund të bëhet profesioni im.”

Pasi fitoi konkursin jeta e tij ndryshoi në një drejtim më artistik. Në vend që të vazhdoj të ndjekë ëndrrën e vet, pra të mësoj marketing, ose reklamë jashtë shtetit, Rafi mori një mundësi të shkëlqyeshme për të bërë incizime me producentët e huaj. Kështu ai u takua me producentin Sajmën Kouel, krijuesin e formatit në fjalë. Interpretuesi i ri ende shpreson të regjistrohet në universitet jashtë, por gjithçka varet nga grafiku i tij i ngarkuar. Aktualisht ai mësohet të luajë në bateri, me ndihmën e djemve nga “Funky Miracle”, përveç kësaj do të fillojë mësime të pianos. Muzikanti është një adhurues i madh i sporteve ekstreme, por tani për tani nuk ka shumë kohë për këtë.

“Në përgjithësi kam shumë pasione, njëri prej të cilave është fotografia. Sportet ekstreme gjithashtu më pëlqejnë shumë. Desha të filloja kurse të parashutizmit. Kam kërcyer me bënxhi një herë, por desha përsëri ta bëjë këtë, si dhe të shkoj në rafting. Përjetime të tilla ekstreme interesante janë një provokim i madh për mua.”

Përveç se është një muzikant i talentuar, gjithmonë i buzëqeshur dhe plotë energji, Rafi tregoi se është shumë artistik, duke fituar në vitin 2013 shoun “Si dy pika uji”.Atje ai fitoi publikun duke mishëruar Ishtarin, Pavarotin, Fredi Merkjurin etj.

“Thënë sinqerisht, desha ta mishëroja imazhin e Xhamirokuaj, ai është një këngëtar shumë i dashur për mua. Si dhe Prins, Xhejms Braun – këta janë interpretues nga të cilët jam mësuar në të kaluarën. Por s’ka problem, mund të marrë pjesë përsëri në shou, si mysafir. Ka edhe imazhe të interpretuesve të tjerë, të cilat desha t’i mishëroja. Vetë procesi - makijazhi, veshjet është shumë i këndshëm dhe gjithçka është si një lojë fëmijësh.”

Rafi tashmë nuk mban mend si janë takuar me Leo, Deo dhe Igrata (Lojën), por ka një gjë të sigurt – çdo një interpretim i tyre bëhet hit. Spotet e tyre gjithmonë janë një festë. Dëfrehen jo vetëm katër muzikantët, por edhe publiku. Kënga e tyre e fundit “Mr. Comandante” i është kushtuar njeriut, i cili nuk i gëzohet jetës, por gjithmonë është i pakënaqur, na shpjegon këngëtari i ri.



Megjithëse është verë, Rafi është duke punuar mbi disa projekte të reja dhe merr pjesë në koncerte. Pritet që së shpejti të jetë gati kënga e tij e re “Ashtu apo jo”, ku këndon bashkë me raperin Hudini, kurse më 9 gusht në Primorsko mbaroi turneu xhuboks “Do të ta them këtë me një këngë”, turne ky që u zhvillua në 13 qytete bullgare. Për të Rafi na tregon:

“Është shumë interesante, sepse njerëzit mund të zgjedhin vetë se çfarë të dëgjojnë në skenë. Kjo është diçka që nuk është bërë deri tani dhe pëlqehet nga publiku. Kur të zgjedhin një këngë nga vitet 80, të cilën grupi ynë nuk e interpreton, gjithmonë fillon playback. Të gjithë fillojnë të kërcejnë, pasi ne fillojmë të këndojmë, ata gjithashtu këndojnë me ne. Shpresoj se do të kemi shfaqje të tilla përsëri në Bullgari, sepse vërtetë është shumë bukur të shohësh buzëqeshjet e njerëzve dhe të shohësh se ata argëtohen, duke zgjedhur vetë këngën e preferuar.”


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD