Rikthimi i besimit te institucionet, gjë që iu bazohet transparencës dhe moralit, është hapi i parë i domosdoshëm për kapërcimin e situatës së rëndë, në të cilën ndodhet vendi. Kjo theksohet në prioritetet e qeverisë teknike të kryeministrit profesor Georgi Bliznashki. Kabineti i emëruar nga kreu i shtetit Rosen Plevneliev do të nxitë reformat e domosdoshme për vendin. Do të thellohet dialogu me partnerët evropianë për realizimin e programeve operative gjatë periudhës së tanishme dhe të ardhshme programore deri në vitin 2020. Bullgaria do të punojë aktivisht edhe për plotësimin e angazhimeve si aleate në NATO-në. Prioritetet dhe detyrat e kabinetit teknik janë në gjashtë drejtime. E para prej tyre është organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve për Legjislaturën e 43-të të Kuvendit Popullor. Vend qëndron zënë masat ekonomike dhe hapat në fushën e superioritetit të ligjit, rendit të brendshëm, sigurisë dhe mbrojtjes. Janë të caktuara angazhime lidhura me mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, me arsimin, kulturën dhe sportin; me qeverisjen transparente dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.
“Qeveria teknike do të përpiqet të jetë e qëndrueshme dhe do të bëjë revizione. Shkak për këtë të fundit është, se situata në shtet është e ndërlikuar. Prandaj ajo duhet ta sigurojë veten – thekson politologu Përvan Simeonov, drejtor i Gallup International – Bullgaria. – Jam i mendimit, se ata njerëz do të hapin rrugën e kabinetit të ardhshëm, i cili me sa duket do t’i përket të së djathtës centriste. Për këtë arsye kabineti teknik është me shpresë, se disa prej detyrave të tij, do të realizohen nga kabineti i ardhshëm edhe me disa prej ministrave teknikë. Qeveria e tanishme duhet të bëjë gjëra jo tipike për një kabinet teknik – të arrijë marrëveshje me BE-në për subvencionimet, të hartojë buxhetin për vitin e ardhshëm, të ngre kandidaturën bullgare për komisionar evropian, të bëjë hapat e parë për hyrjen e vendit në Mekanizmin Unik të Mbikëqyrjes Bankare.”
“Atë, që më bënë përshtypje janë katër zëvendës kryeministrat. Ata caktojnë prioritetet, të cilët sipas presidentit Plevneliev janë me rëndësi – vazhdon mbi temën politologu docent Daniell Smillov, drejtor programor i Qendrës së Strategjive Liberale dhe pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. – Bëhet fjalë për absorbimin e mjeteve evropiane për zhvillimin rajonal, për modernizimin e vendit, për shtetin e së drejtës me ministër Hristo Ivanov, i cili është një specialist i afirmuar në fushën e reformës gjyqësore. Kështu presidenti përpiqet të caktojë fushat, të cilat i konsideron se janë me prioritet. Ai shpreson, se me detyrat e vëra para kabinetit teknik ai iu drejton mesazh qeverisë së ardhshme dhe parlamentit të ardhshëm. Qeveria teknike do të jetë në pushtet jo më shumë se sa dy – tre muaj dhe ajo nuk është në gjendje të realizojë një ndryshim rrënjësor në politikën e vendit. Detyrat e saj janë të kufizuara. Dhe njëra prej tyre është të japë informacion real për gjendjen e sektorëve administrativë. Tek ne shpesh herë ndodh, që qeveritë që ikin vizatojnë tablo më të mira të trashëgimisë, që lënë pas.”
“Programi ambicioz i kabinetit teknik ka të bëjë me dy rrethana shumë të rëndësishme. E para është ambicia e rritur politike dhe siguria e presidentit Pllevneliev. E dyta është, se ky kabinetkërkon mbështetjen legjitime nga lëvizja e protestave. Figura simbolike të protestave ishin kryeministri profesor Georgi Bliznashki, zëvendës kryeministri dhe ministër i drejtësisë Hristo Ivanov, ministri i kulturës Martin Ivanov”, është kategorik politologu Përvan Simeonov. Ai vazhdon në këtë kontekst: “Me siguri edhe pjesa e madhe e ministrave të kabinetit teknik kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në protestat. Fakti, se protesta erdhi në pushtet, siç bënë shaka disa media, është një nga faktorët, që vërtetojnë ambiciet e këtij kabineti. Sipas meje, kjo vjen të sugjerojë për vazhdimin e karrierës politike si të presidentit Plevneliev, ashtu edhe të kryeministrit teknik Bliznashki. Ky i fundit ka një profil interesant dhe i dalluar politik. Ai qëndron në të majtën, ku hapësira për “të majtën morale” dhe për “të majtën evropiane” është boshe.”
“Vallë, a është kjo qeveria e protestës? Ata njerëz nuk u emëruan, sepse morën pjesë në protestat – është qëndrimi i docentit Daniell Smillov. – Secili prej tyre ka një biografi të ekspertit. Duke filluar me profesorin Bliznashki dhe duke përfunduar me historianin e talentuar Martin Ivanov, i cili ishte drejtor i Arkivit Shtetëror. Të gjithë flasin sa mirë është, se shoqëria civile u zgjua dhe se tani ka një korrigjues kolektiv të politikës. Ja përse nëse ndonjë ekspert ose profesionist merr pjesë në këtë zgjim të shoqërisë civile, ai nuk duhet të diskualifikohet nga pozitat publike. Është mirë, se në qeveri ka njerëz të tillë. Presidenti shprehu qartë pozitën e tij ndaj zhvillimeve në vend gjatë vitit të fundit. Prandaj nuk duhet të ketë shqetësime ndaj vlerësimit të tij të këtij episodi të historisë bullgare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..