Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë

Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka dalë me sfidat dhe se nuk do të devijojë nga anëtarësimi në BE. “Nëse mendoni se duhet t'u pastrojmë këpucët politikanëve evropianë, unë nuk jam i tillë. Nuk jam kokëfortë, jam gati të pranoj argumente, por deri më tani nuk kam dëgjuar argumente pse nuk duhet të jemi anëtarë të BE”. Ai e tha këtë me rastin e vendimit të institucioneve evropiane për të ndarë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe për ta lënë fqinjin tonë të kryejë fillimisht detyrat e shtëpisë, përkatësisht për të futur ndryshimet e kërkuara nga Bullgaria në Kushtetutë duke përfshirë në të edhe bullgarët etnikë.

Politika e Mickoskit u përball me kritika të ashpra nga lideri i Bashkimit Socialdemokrat të opozitës, Venko Filipçe, i cili tha se për 100 ditë qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka varrosur të ardhmen evropiane të vendit "dhe na ka lënë në fund të Ballkanit". I cituar nga Radio Evropa e Lirë, ai tha se Mickoski ka vepruar sikur "vendi ishte i tij" dhe nuk ka ofruar as një rrugë të qartë përpara dhe as një alternativë.

Mali i Zi do të bëhet pjesë e SEPA nga 1 janari 2025

Mali i Zi do të bëhet anëtar i Zonës së pagesave në euro (SEPA). Kjo do të ndodhë më 1 janar 2025, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian (DG NEAR) Gert Jan Koopman, raporton MINA, cituar nga BTA. Përfshirja e Malit të Zi në Zonën e pagesave në euro pritet të stimulojë ndjeshëm ekonominë dhe klimën e biznesit në vend, duke ofruar mundësi të reja për qytetarët dhe kompanitë. Sipas Koopman, Mali i Zi së shpejti do të pasohet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

SEPA është një zonë në të cilën kompanitë janë në gjendje të porosisin dhe marrin pagesa në euro në të njëjtat kushte të përgjithshme, të drejta dhe detyrime, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Aktualisht, zona mbulon të gjitha vendet e BE-së, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zvicrën dhe Monakon.

Greqia vendos dënime më të ashpra për përdhunuesit adoleshentë

Qeveria greke po propozon masa më të ashpra për të luftuar dhunën në rritje mes adoleshentëve pas sulmit brutal ndaj një vajze 14-vjeçare në Glyfada që tronditi të gjithë vendin. Masat e propozuara parashikojnë “uljen” e moshës për dërgimin e adoleshentëve në institucionin korrektues nga 15 në 14 vjeç dhe vendosjen e dënimeve më të rrepta për prindërit e autorëve të mitur, shkruan BGNES. Për prindërit e shkelësve të mitur, ligji ekzistues lejon deri në një vit burg për neglizhencë prindërore, por ky afat pritet të rritet dhe të shoqërohet me gjoba që fillojnë nga 5 000 euro.

Kriminologu Prof. Xhanis Panusis vëren se krimi i të rinjve në vend po bëhet gjithnjë e më i dhunshëm, megjithëse numri i krimeve mbetet i ulët për momentin në krahasim me nivelin e tyre në Evropën në tërësi dhe në Shtetet e Bashkuara.

Brasov u shpall si qyteti më tërheqës për të jetuar në Rumani
Brasov
Brasov është qyteti më tërheqës për të jetuar në Rumani sipas Indeksit të Atraktivitetit të Qyteteve të përgatitur nga Instituti Rumun për Qytetet Vizionare, raporton Euronews Romania. Pas tij në Top-5 renditen Cluj-Napoca, Oradea, Sibiu dhe Timisoara. Më pas vijnë Constanta, Bukureshti, Iasi, Alba Iulia dhe Piatra Neamts, raportoi BTA. Analiza përfshin një vlerësim të 11 faktorëve që ndikojnë në atraktivitetin e qytetit për të lëvizur drejt tij ose për të jetuar aty. Sipas sociologëve, në përcaktimin e atraktivitetit të një qyteti, mundësitë e kohës së lirë tani po tejkalojnë faktorët tradicionalë, siç janë punët e paguara mirë. Një tregues tjetër i rëndësishëm është infrastruktura bazë e mirë-zhvilluar - rrugët, ujërat e zeza, aksesi në gaz dhe ujë. Hulumtimi është bërë në bazë të një sondazhi me 1 200 persona.

Brasov është qyteti i shtatë më i madh në Rumani me një popullsi prej 253 200. Ndodhet në Transilvani, rreth 160 km në veri të Bukureshtit.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: dw.com, SEPA, protothema.gr, romania-insider.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD