Viti 1945 filloi me vdekje. Më 1 shkurt u dënuan me vdekje pa të drejtën e apelimit të dënimit 3 regjentë, 8 këshilltarë të mbretit, 22 ministra, 67 deputetë nga Legjislatura e 24-të e Kuvendit Popullor, 47 gjeneralë dhe oficerë të lartë. Dënimet u zbatuan të njëjtën natë. Njerëzit u çuan me kamionë deri te një vrimë e shkaktuar nga një bombë e hedhur në rajonin e Varrezave të Sofjes dhe u vranë njëri pas tjetrit. Prof. Aleksandër Stanishev – një mjek me famë botore, drejtoi lutje për të konstatuar vdekjen e të vrarëve, që të mos varrosen të plagosurit. E vranë, duke gjunjëzuar mbi të plagosurin e fundit. Kufomat u mbuluan me hi, pas kësaj sipër u bë kapicë plehu. Nuk ka protokoll të ekzekutimit. Të dënuarit nuk kanë pasur mundësinë për të përqafuar për herë të fundit prindërit, fëmijët dhe bashkëshortet, kurse të afërmit madje nuk patën të drejtën për të vajtuar dhe të varrosur të vdekurit. Në vitin 1945 Gjykata Popullore shpalli 135 procese me 11 122 të paditur. U lejua të flitet për këtë që pas rrëzimit të totalitarizmit në vitin 1945.
Ja dhe komenti i shkrimtarit dhe gazetarit Stefan Gruev për këto ngjarje, që intervistë është ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
U caktua paraprakisht përqindja e të dënuarve, sipas urdhrit të Moskës. Në vigjilje të mbledhjes së Gjykatës Popullore Vëllko Çervenkov (anëtar i udhëheqjes së Partisë Komuniste) raportoi para Georgi Dimitrovit (ish udhëheqësi i Kominternës dhe deputet në Parlamentin Sovjetik) me një telegram, të shkruar në rusisht: “Dënimi do të zbatohet ditën e enjte, më 1 shkurt. Përbërja e deputetëve ofron që të dënohen me vdekje deri më 70 për qind!” Nga telegrami i fundit dërguar Dimitrovit bëhet e qartë se veprimi i kobshëm, i quajtur “Gjykatë Popullore”, ka qëllim “legalizimin” e vrasjeve të bëra pas 9 shtatorit, vrasje të kryera pa dënime dhe gjykatë. Ende nuk dihet numri i tyre i saktë, por bëhet fjalë për jo më pak se 30 000 veta, të vrarë pa dënime. “Ndër armiqtë më të mëdhenj” ka gazetarë dhe shkrimtarë, si Jordan Badev, Nenço Iliev, Danaill Krapçev dhe Rajko Aleksiev. Krapçev ishte rrahur me gurë në Gorna Xumaja. Aleksiev u vra në Drejtorinë e Milicisë në Sofje.
Në fillim të vitit 1945 Pallati i Gjykatës ishte i ngushtë për të gjithë të dënuarit dhe prandaj proceset e tyre zhvilloheshin në Universitetin e Sofjes. Deri në prill ishin dënuar me vdekje 2 730 veta. U vranë më shumë gjeneralë dhe oficerë të lartë, sesa ishin vrarë në të gjitha luftërat, që ka pasur Bullgaria pas Çlirimit nga zgjedha turke në vitin 1878. Ja një pjesë e aktakuzës, së shpallur nga Stefan Manov:
Në vitin 1996 Gjykata Supreme e Republikës së Bullgarisë refuzoi një pjesë të dënimeve të Gjykatës Popullore me motivin: “mungesë provash”. Që nga viti 2011, 1 shkurti shënohet si Ditë Nderi ndaj viktimave të regjimit komunist.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Drejtoria e radios publike "Transmetimet Jashtë Shtetit", e njohur sot si platforma multimediale shumëgjuhëshe e Radios Kombëtare Bullgare - Radio Bullgaria, në periudha të ndryshme të ekzistencës së saj, ishte më shumë se një vend pune për një sërë..
Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..
“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..