Vallë, a mund të transferohemi pa ndonjë farë nostalgjie prapa në fëmijërinë e pakujdesshme ose në rininë dhe të përpiqemi të krijojmë një përfytyrim 100 përqindshëm objektiv për kohën, në të cilën jetuam? Përgjigja është – jo. Doemos kjo nuk është e mundshme! Për më tepër se kur bëhet fjalë për breza të tëra bullgarësh, që rritën në erën e “socializmit të pjekur” të damkosur nga kontradikta, aluzione ose... mashtrime. Mirëpo, atëherë si të shpjegojmë guximin e dy bullgarëve të rinj, të cilët pa menduar shumë, hidhen në ujërat e turbullta të së kaluarës jo aq të largët, që të studiojnë thellësitë e saj dhe të nxjerrin në pah kryevepra unike nga koha e socializmit. Sajti “Kujtime nga Republika Popullore” provokoi një interes të paparë në rrjetet sociale. Ndërsa autorët e tij Milen Danov dhe Stojan Gëllëbov pranojnë, se nuk pritën një sukses të tillë.
“Njeriu mund të shikojë fotografi të nxënësve nga periudha, kur ata në varësi të moshës merreshin pjesë në organizatën e pionierëve ose të komsomolit – Lidhjes së Rinisë Komuniste – tregon Mileni. – Mund të shihen fotografi nga kongreset e partisë, nga uzinat, nga qytetet – me pamjen e tyre të atëhershme. Thënë me një fjalë – kjo është një Bullgari e cila ndryshohet krejt nga e sotmja.”
Një buzëqeshje mallëngjyese provokojnë fotografitë e viteve 70-të të bregdetit bullgar. Me një ndjenje pikëllimi lexohen artikujt për fëmijërinë e lumtur socialiste “para pallatit të banimit, në mëhallë ose në fshat”. Një hit i vërtetë u bë botimi me titull “10 donzhuanët e socializmit” plot komente humoriste, dhe krahasime me gruarit e sotëm bullgarë.
“Nuk mund të them, se ky është një sajt nostalgjik” – shpjegon 32 vjeçari Stojan Gëllëbov. – Disa herë deshëm, që t’i quajmë lexuesit tanë nostalgjikë. Mirëpo, nostalgjia përmban ndonjë kujtim pozitiv. Njeriu mund të ndjejë nostalgji ndaj ndonjë gjëje, që ishte e bukur. Por pjesa dërmuese e lexuesve tanë nuk e lidhin socializmin me kujtime të mira. Prandaj nuk mund të them, se sajti është nostalgjik. Ai provokon komente të gjallëruara dhe është më tepër një sajt për diskutime. Nuk është e detyrueshme, që ai të provokojë kujtime dhe ndjenje nostalgjike.”
Është e vërtetë, se tregimet dhe dëshmitë e botuara për persekutime politike, për internim në kampet e përqendrimit dhe për pushkatime, mezi mund të provokojnë buzëqeshje të ëmbla ose mendime nostalgjike. Gati aspak nuk provokojnë mallëngjim dyqanet boshe, censurën dhe qëndrimin para degës konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme për viza dalje. Megjithatë një pjesë e shoqërisë bullgare hedh një vështrim prekës prapa te koha e “socializmit të pjekur”, kur populli kishte mundësi të pushojë çdo verë në bregdet, ose kishte punë të siguruar, iu gëzonte shërbimeve mjekësore falas, ndërsa fëmijët merreshin arsim të shkëlqyeshëm në shkollën e lagjes ose të fshatit.
Pse nostalgjia ndaj socializmit dominon jo vetëm te njerëzit më të moshuar, por edhe te të rinjtë, të cilët kanë vetëm dëgjuar për ato vite?
“Edhe unë e bëj këtë pyetje – thotë Millen Danev. – Ndoshta e keqja është, se te ne tranzicioni ishte krejt i ndryshëm se sa në venet e tjera ish socialiste. Dhe sikur njerëzit kishin shpresa më të mëdha në vitet 90-të. Ndërsa jeta nuk u rregullua ashtu, siç menduan ata dhe prandaj rikthehen prapa në kujtimet e tyre.”
E kaluara është si një mozaikë, është si një pasqyrë e thyer – nëse do të përpiqesh të rregullosh copëzat, nuk është e mundshme që të mos plagosesh. Reflektimi dallohet dhe kështu ndryshohet edhe njeriu. Ndoshta për këtë arsye ne bullgarët kemi nevojë që prapë e prapë të rikthehemi prapa, të rregullojmë copëzat e shpërndara të së kaluarës dhe të shikojmë pasqyrën tonë, duke kërkuar shpjegim për të tanishmen jo aq të gëzueshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: socbg.com
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..
Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve ushtarake. Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev mori pjesë në ritualin..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë...
Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar..