Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sanksionet dhe kundërsanksionet për shkak të krizës në Ukrainë shqetësojnë Sofjen

Foto: BGNES
Këto ditë Ministri bullgar i Bujqësisë kërkoi  një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian të bujqësisë dhe peshkimit për përgatitjen e pozitës unike të BE në lidhje me ndalimin përkatës të Rusisë për import të frutave, perimeve, mishit, produkteve të mishit, peshkut dhe mallrave të tjera nga vendet-anëtare të BE. Pak më vonë Ministri i Punëve të Jashtme i qeverisë teknike shprehu para ambasadorit të Kievit në Sofje shqetësim në lidhje me synimin e Ukrainës të ndërmarrë kundërsanksione ndaj Rusisë. Arsyet për shqetësime në Sofje janë shumë serioze. Embargoja ruse prek drejtpërsëdrejti prodhuesit bullgarë të frutave, peshkut, domateve dhe perimeve të freskëta. Eksporti i tyre për në Rusi gjatë vitit 2013 arriti në 53,4 mln euro, që përbën rreth 9,3 % prej eksportit për këtë vend. Planet e Ukrainës për sanksione kundër Rusisë supozojnë edhe bllokim të transitit të gazit rus përmes territorit të saj, i cili siguron rreth 90% prej konsumit  të Bullgarisë. Për shkak të tensionit midis Rusisë dhe Ukrainës sivjet Bullgaria  fillojë të grumbullojë më përpara  rezerva në depon e saj të gazit në Çiren, por me ndërprerjen e furnizimeve të gazit ato do të mjaftonin vetëm për 3-4 muaj. Lidhje reverse të gazit me shtetet fqinje Bullgaria nuk ka dhe përsëri ndodhet para rrezikut të mbetet, si në vitin 2009, në një kurth si rezultat i mosmarrëveshjeve midis Ukrainës dhe Rusisë. Shqetësimet e Sofjes ndahen edhe nga shume vende në BE, por kjo nuk na qetëson. Kërkesës së Sofjes për diskutimin e jashtëzakonshëm të kundërsanksioneve ruse iu bashkuan Çekia, Polonia, Austria, Finlanda, Belgjika dhe Estonia, por tani për tani KE nuk sheh mundësi për kompensimin e prodhuesve të prekur. KE si Sofja përpiqet ta bindë Ukrainën të mos ndërmarrë masa ekstreme kundër Rusisë, por  përgjigjet nga ana e Kievit nuk janë të qarta dhe nuk japin optimizëm, se një zhvillim dramatik mund të evitohet. Është e qartë, se shkëmbimi i sanksioneve dhe kundërsanksioneve nuk është zgjidhje, sepse nuk dihet deri ku mund të çojë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD