Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përjetime polare në Sofje

БНР Новини
Foto: Iglika Trifonova

20 gushti i zjarrtë në Sofje ka një shije të akullt... në Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të shkencave. Sot Asociacioni i Studiuesve të Rinj Polarë organizon në të një ditë kushtuar Antarktidës. Ai është një pjesë nga ngjarjet, me të cilat shënohet 125 vjetori i muzeut. Në programin e ditës ka leksione shumë interesante: për botën shtazore në Antarktidë, për sistemet ekologjike në akull, për afrimet dhe ndryshimet midis Arktikes dhe Antarktidës, për studimet bullgare të kontinentit të Akullt. Për vizituesit më të vegjël është atelieja krijuese, në të cilën ka konkurs me dekorata për piktura, të cilat paraqesin banuesit e Antarktidës (pinguinë, fokë). Është përfshirë dhe zgjidhja e testeve zbavitëse polare. Nga ora 16 starton kazinoja e parë për nga lloji i vet shkencore “Kristal”. Me të Asociacioni i Studiuesve të Rinj Polarë përfshihet dhe në Vitin Ndërkombëtar të shpallur nga UNESKO-ja të Kristalografisë. Në kazino luhet jo me para por me dije. Në orën 20 Bojan Petrov, i cili ka pushtuar 3 nga majat tetë-mijëshe, do të tregojë për ngjitjen e K2, njoftojnë nga muzeu.

Bullgaria ka një kontribut serioz në studimet lidhur me kontinentin e akullt. Shkencëtarët tanë përfshihen në to përpara më shumë se çerek shekulli. Shtëpitë e para të bazës bullgare janë të ndërtuara gjatë vitit 1988. Që nga viti 1993 deri tani çdo vit ka një ekspeditë antarktike bullgare. “Kjo është një politikë kombëtare – si e jashtme ashtu dhe shkencore. Specialistët tanë janë shumë të vlefshëm në bashkësinë antarktike botërore – thotë në intervistë për Radio Bullgarinë profesori Hristo Pimpirev, drejtor i Institutit Antarktik Bullgar dhe drejtues i ekspeditave tona në kontinentin më jugor. – Shkencëtarët bullgarë në këtë fushë marrin pjesë në shumë studime ndërkombëtare. Baza jonë “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingstën është një farë qendër shkencore, në të cilin punohet mbi shumë projekte, të lidhura para së gjithësh me ndryshimet klimatike. Ne që të gjithë i ndiejmë, dhe në Bullgari me këtë dimër të ngrohtë, me verë me shi, me kataklizëm natyror, të gjithë vuajmë nga kjo. Ne, njerëzit ndikojmë mbi natyrën me shoqërinë tonë të lartë teknologjike, me ndotjen e mjedisit rrethues, me centralet atomike, motorët me një djegie të brendshme, prerjen e pyjeve tropikë. Kjo është e dëshmuar me të dhëna të shumta. Po shtohet sasia e dyoksidit karbonik në atmosferë, po shtohet niveli i detit. Dhe nuk mund që natyra të mos të reagojë me dukuri të tilla anomale klimatike. Pikërisht Antarktida është lakmusi për klimën e Tokës. Në ekipet ndërkombëtare nga ShBA, Portugalia, Spanja, Argjentina dhe Koreja e Jugut, nga e gjithë bota, ne studiojmë sesi klima ndryshon në Antarktidë, si shkrijnë akullnajat, si tërhiqen, që është e dukshme bile dhe me sy të thjeshtë në bazën polare bullgare. Ky proces ndikon mbi sistemin klimatik në të gjithë botën, me qenë se planeti ynë është një sistem vetërregullues, asgjë nuk është e veçantë dhe e izoluar.”

Kuptohet se, shkencëtarët alarmojnë për ndryshimet dhe rreziqet. Por, me rëndësi është se në luftën për ruajtjen e natyrës të përfshihen dhe industrialistët dhe politikanët. Të zhduken prodhimet, të cilat ndotin mjedisin rrethues dhe ndikojnë mbi atmosferë dhe mbi ujin e detit. “Në qoftë se shikojmë vetëm fitimin, kjo do të çojë deri në vdekjen e njerëzimit”, është kategorik prof. Hristo Pimpirev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD