Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Filipov Kuintet: “Jemi të lumtur se e kemi lirinë të zgjedhim”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kuinteti i Mihaill Filipovit është mes formacionet më të reja te ne. Në përbërjen e tij janë interpretues, të cilët ekzekutojnë në projekte të ndryshme – xhaz, pop, latino e të tjera. E kaluara e tyre janë kujtimet e nxënësve dhe shfaqjet e para në skenë, kurse në kohën e tanishme është jeta e studentëve. Ata do të donin të mësojnë jashtë shtetit, por tani për tani preferojnë të ndërtojnë karrierë në Bullgari. Mblidhen bashkërisht gjatë vjeshtës së vitit të kaluar me idenë të krijojnë muzikë pa kufizime në stilet. Pjesëmarrja e tyre më serioze deri tani është në Festivalin “A to JazZ” në Sofje, u pranuan jashtëzakonisht mirë nga publiku. Pas ditëve të numëruara do të kenë koncert në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar Bamirës të Arteve në qytetin Burgas.

“Ne jemi shokë të afërt – tregon pianisti Mihaill Filipov. – Ekzekutojmë dhe në formacione të tjera dhe në skenë kuptohemi jashtëzakonisht mirë. Më qe shumë interesante se çfarë do të rastis, në qoftë se bashkohemi në një projekt të përbashkët – jo vetëm si muzikë, por dhe si përjetim. Le t’ju prezantoj dhe të tjerët – Denis Popstoev (saksofon), Panajotis Zahariu (kitarë), Anton Piperov (bas), Rusllan Dramçev (bateri). Mjaft vështirë e përcaktoj stilin e muzikës sonë, sepse në themel qëndron larmia e stileve dhe mënyra e interpretimit. Ky ishte dhe qëllimi im të mos të ketë kufi të stileve, kurse kontributi i secilit prej nesh të mund të formoj pamjen e së tërës. Përziejmë xhaz, fëng, etno.” Mihaill ka përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore kurse aktualisht është student në degën “Pop dhe xhaz” të Akademisë Kombëtare Muzikore në klasën e Antoni Donçevit (xhaz pianist, kompozitor dhe dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare). Denis Popstoev –saksofonisti në grup po kështu është student.

“Unë po kështu kam përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore. Isha nxënës në klasën e Emanuill Manollov-Bajamja. Një pedagog i shkëlqyer dhe në personalitet shumë interesant. Në akademi jam tek një saksofonist tjetër – Vllajo Vllaev. Shkruaj muzikë, aranzhoj. Si dhe të gjithë të tjerët në “Mihaill Filipov Kuintet”, kuptohet. Mendoj se kjo është kryesorja, në bazë të së cilës dallohemi si grup. Zakonisht një kompozon muzikën, bën aranzhimin dhe të tjerët ekzekutojnë atë që është shkruar në notat. Mund të themi se ne krijojmë bashkërisht. Një ekzekuton temën bazë, kurse pas kësaj secili e zhvillon në bazë të mënyrës së vet, jep propozime, ndryshojmë gjërat në lëvizje. Produkti përfundimtar në fakt është një pjesë prej autori, e krijuar prej të gjithëve në kuintet.”

Muzikantët e rinj thonë se dëgjojnë shumë muzikë dhe mësohen nga brezat e ndryshme të kompozitorëve dhe interpretuesve. “Tani në internet mund të gjesh çdo gjë – thotë akoma Mihaill. – Unë, Denis dhe të tjerët në grup kemi shembuj të përbashkët nga të cilët mësojmë. Që të gjithë ata kanë ndikuar mbi zhvillimin tonë profesional.” Kuptohet xhaz muzikantët bullgarë, të cilët janë dhe pedagogë të tyre, në mënyrë fare të drejtpërdrejtë kanë formuar mjeshtëritë e tyre. Kurse Denis shton: “Kohët e fundit mahnitem mjaft nga saksofonisti Dimitër Liolev. Mendoj se albumi i tij i ri prezanton tepër mirë një muzikë të shkruar dhe të interpretuar mirë.”

Si të gjithë nga gjenerata më e re, ata nuk mund të përfytyrojnë se, përpara disa dekadave xhazi fare nuk ka qenë mes stileve të njohura dhe të shpërndara tek ne. “Jemi të lumtur se, jetojmë në një kohë tjetër. Kemi lirinë të zgjedhim. Kurse kjo është më e rëndësishmja për një artist.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD