Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota pushoi së qeni një vend i mire për të jetuar*

БНР Новини
Foto: arkiv

Ende është verë, por Ukraina është duke përgatitur një goditje gazi kundër Evropës. Po, është nxehtë, njerëzit pushojnë në plazh dhe askush nuk mendon se sipas të gjitha rregullave të luftës mund të mbetemi pa ngrohje dimrin, sepse më 14 gusht Ukraina miratoi një ligj, i cili parashikon mundësinë e aplikimit të një pakoje sanksionesh kundër Federatës Ruse – bëhet fjalë për bllokimin e aktiveve të personave fizikë, marrjen e licencës së kompanive dhe bankave dhe kufizimin e transitit të gazit rus.

Kalimi i gazit përmes Ukrainës e bëri Brukselin për të menduar, sepse aktualisht kjo lëndë e kaltër merret nga 15 vende anëtare të Bashkimit Evropian, kurse disa prej tyre (Bullgaria për shembull) janë krejtësisht të varura nga furnizimet përmes Ukrainës.

Të parat që do të pësojnë dëme janë Turqia, Bullgaria dhe Greqia. Do të “kenë uri” për gazin Sllovakia, Austria, Italia, Kroacia dhe Hungaria. Italia është duke marrë gaz edhe nga burime të tjera, por nëse do të mund t’i rritë këto furnizime apo jo?

Le të japim si shembull programin “Partneriteti lindor”, realizimi i të cilit në Ukrainë u bë katalizator i krizës politiko-sociale dhe ekonomike nëpër kufijtë e Bashkimit Evropian. Tani Brukseli është i detyruar në vend që të mirëmbajë ekonominë në jug në BE, t’i drejtojë rrymat financiare në Ukrainë.

Ukraina nuk është vendi i vetëm, ku në vend që të vënë vetulla, nxjerrin sytë.

Nxitja e “revolucioneve sociale” çoi në krijimin e “Halifatit Islamik”. Pseudorevolucioni sirian u kthye kundër atyre, që e filluan. Siç njofton gazeta libaneze “As-Safir”, terroristët nga “Shteti Islamik Irak dhe Levant” kanë rrëmbyer mjeken Ruja Diab nga klinika e saj në provincën lindore Deir ez Zor. Ia prenë kokën, vetëm sepse ka mjekuar meshkuj. Absurditeti i këtij dënimi të rëndë është i dukshëm, duke pasur parasysh faktin se specialiteti i viktimës është stomatologjia. Ndër të tjera, ata, të cilët kanë vendosur kontroll mbi atë pjesë të Sirisë, i ndalojnë gratë për t’u mjekuar te mjekë meshkuj.

Vrasësi i gazetarit amerikan Xhejms Fouli flet në anglisht në mënyrë perfektë, me aksentin e Londrës. Ka të ngjarë që ai të jetë një prej mbikëqyrësve kryesorë, të cilët kujdesen për shtetasit e rrëmbyer perëndimorë në Raka, bastionin e “Shtetit Islamik” në Siri.

Viktima të “luftëtarëve”, pa rëndësi nga ku – “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit”, “Ushtria e Lirë Siriane”, “Fronti Islamik”, ose formacione të tjera të armatosura të paligjshme, janë jo vetëm sirianët. Terroristët e “Shtetit Islamik” njoftuan se kanë rrëmbyer gazetarin japonez Haruna Jukava dhe e akuzojnë për spiunazh. Ky njeri punon për “rebelët”, më saktë – për “Frontin Islamik”. Ai nuk është i vetmi, i cili e mirëmban pseudorevolucionin sirian, por tashmë është i detyruar të hajë frutat e tij të hidhura.

Të gjithë e dimë se cilët janë fajtorët për këtë, se bota pushoi së qeni një vend i mirë për të jetuar. Kjo tashmë nuk është kaq e rëndësishme. Kryesorja, që është në rendin e ditës para komunitetit ndërkombëtar, është që ai të bashkojë përpjekjet e veta kundër krizës në Ukrainë dhe kundër “Shtetit Islamik” dhe strukturave të tjera të xhihadit. Sa u përket këtyre çështjeve është më i rëndësishëm koordinimi i BE-së me Moskën, sesa konfrontimi i tepërt dhe përdorimi i armës.

Ngjarjet zhvillohen shumë shpejt.

Në Ukrainë ka bullgarë të vrarë etnikë, në Doneck tashmë përdoret raketa balistike, është vrarë konsulli i Lituanisë në krahinën Luganska...

Grupazhi islamik “Boko Haram” shpalli halifat islamik në qytetin Guoza të Nigerisë Verilindore...

Kanadaja shpalli gatishmëri për të përdorur forcë në rast konflikti me Rusinë në Antarktidë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD